Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos konfirmimin në detyrë të prokurorit Thoma Jano.
Thoma Jano mban postin e zv/prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Thoma Jano ka punuar për organin e akuzës që në periudhën e para viteve 1990 duke mbajtur postin e shefit të hetuesisë së Krujës.
Pas ’97 u emërua në Prokurorinë e Tiranës, për t’u emëruar më pas nga Fatos Nano si zv.ministër të Rendit Publik.
Pasi mbaroi mandatin e tij, Jano vijoi punën si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në sektorin e përgjimeve. /e.s/