• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zv/presidenti i SHBA, JD Vance viziton kufirin me Meksikën: Nuk kemi në plan ta pushtojmë

by S T
06/03/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënpresidenti amerikan JD Vance udhëhoqi një grup prej tre zyrtarësh të lartë në një vizitë të mërkurën në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, gjatë së cilës ai theksoi politikat ndaj emigracionit të Presidentit Donald Trump dhe siguroi amerikanët se forcat amerikane nuk kanë në plan të pushtojnë Meksikën.

Vizita e tij në pikën e kalimit kufitare “Eagle Pass” të Teksasit, u realizua pas fjalimit të parë të Presidentit Trump para dy dhomave të Kongresit. Gjatë atij fjalimi, Presidenti Trump e përshkroi planin e tij të kapjes dhe deportimit të emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Amerikë si “largimin e tyre të shpejtë” nga Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Nënpresidentit Vance pason gjithashtu vendimin e administratës Trump për të përcaktuar kartelet e drogës si organizata terroriste.

“Unë nuk do të bëj njoftim për ndonjë pushtim të Meksikës këtu sot”, tha zoti Vance. “Presidenti sigurisht do të flasë për këtë siç e ndien ai të nevojshme. Megjithatë, vendimi për përcaktimin e karteleve si organizata terroriste na lejon të shfrytëzojmë burimet e plota të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për t’u angazhuar në ruajtjen e kufirit”.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Tulsi Gabbard, e cila shoqëroi zotin Vance në këtë vizitë, ritheksoi qëndrimin e administratës Trump se “objektivi ynë është të mbajmë popullin amerikan të sigurt”.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili ishte gjithashtu pjesë e delegacionit që vizitoi kufirin të mërkurën, theksoi se ai mendon se “siguria e kufirit është çështje e sigurisë kombëtare”. Sekretari Hegseth sqaroi se çfarë roli mund të kenë trupat amerikane, pasi atyre u ndalohet ligjërisht të kryejnë veprime që iu takojnë organeve civile të zbatimit të ligjit.

“Departamenti i Mbrojtjes ka asete që mund t’i shfrytëzojmë, jo vetëm trupat, mbikëqyrjen apo pajisjet, por aftësitë për planifikim dhe aftësi të tjera që përmirësojnë atë që Patrulla Kufitare tanimë po bën”, tha ai.

Aktivistët pro emigrantëve në një deklaratë për Zërin e Amerikës kritikuan qasjen e administratës Trump mbi këtë çështje.

“Numri i kalimeve në pikat kufitare nën administratën Trump dhe gjatë administratës së Presidentit Biden demonstron se migrimi botëror është një çështje e komplikuar. Kjo konfirmon nevojën për një rishikim të plotë të imigracionit nga Kongresi për të pajisur Amerikën me politikat e migrimit të shekullit të 21-të që do ta lidhte këtë çështje me interesat dhe vlerat tona, jo me axhendën që thjesht zbaton ligjin”, i tha Zërit të Amerikës Vanessa Cardenas drejtoresha ekzekutive e organizatës America’s Voice”.

“Realiteti është se politikat e imigracionit të administratës Trump nuk po i bëjnë amerikanët më të sigurt dhe sigurisht nuk po avancojnë interesat tona ekonomike. Në vend të kësaj, ato kanë një kosto të lartë për të gjithë amerikanët dhe na largojnë nga zgjidhjet reale që na duhen”, shtoi zonja Cardenas.

Ndërkohë, në Uashington, ligjvënësi James Comer, udhëheqësi republikan i Komisionit për Reforma Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve, pati një përballje të ashpër me katër kryebashkiakë të qyteteve të mëdha për vendimet e tyre që refuzojnë të bashkëpunojnë me forcat federale që arrestojnë emigrantët e paligjshëm.

“Qytetet që u ofrojnë siguri emigrantëve të palighshëm na bëjnë të gjithëve më pak të sigurt dhe janë një makth i sigurisë publike”, tha zoti Comer. “Ne nuk mund të lejojmë vazhdimin e politikave pro krimit të emigrantëve të paligjshëm në këto qytete që vazhdojnë të rrezikojnë komunitetet amerikane dhe sigurinë e oficerëve federalë që merren me emigracionin”.

Kryetari i bashkisë së qytetit më të populluar të Kolorados kundërshtoi qëndrimet e ligjvënësit.

“Amerikanët presin nga ne që të bëjmë më shumë se sa të drejtojmë gishtin ndaj njëri-tjetrit”, tha kryebashkiaku Mike Johnston i cili është anëtar i Partisë Demokrate. “Ata presin nga ne që të zgjidhim problemet. Prandaj, nëse Denveri gjen mënyrën se si t’i lërë mënjanë dallimet ideologjike për të menaxhuar një krizë që nuk e ka krijuar, është e drejtë që të pyesim institucionin që e ka për detyrë të zgjidhë këtë problem kombëtar, pra Kongresin, që të përkushtohet që përfundimisht të bëjë të njejtën gjë, të lërë mënjanë dallimet ideologjike”. (VOA)

Next Post
112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: E kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës!

Veliaj përmes Inteligjencës Artificiale: S’kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë, as djalë që të pjekë 26 të tjerë të gjallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In