Avokati i Arben Dervishaj, një nga të arrestuarit për Inceneratorin e Fierit, Sokol Hazizaj ka dhënë një deklaratë për mediat pasi GJKKO la në burg pesë të prangosurit.
“Organi procedural i hetimit nuk ka kryer asnjë akt ekspertimi vlerësues. Ai është këtu nuk i është larguar asnjë lloj hetimi. Ka qenë i pranishëm në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk merrem me fjalë”, tha Hazizaj.
Pyetje: A pritet të arrestohet?
Hazizaj: Nuk e di, kjo është fjala juaj. Ai ka punuar në përputhje me kontratën…Kjo është fjala juaj.
Më tej Sokol Hazizaj shtoi: “Ne të gjithë të marrim një nismë ligjore për ndryshimin e kodit të procedurës penale që masë shtrënguese të jetë vetëm burgu burgu, që të hiqen masat e tjera shtrënguese. E vërteta është se të gjitha situacionet janë në përputhje me kontratën që ai ka ngritur. Inceneratori i Fierit është atje. Mund të bëni një metodë krahasuese. Ai ka qenë këtu. Nuk i është larguar asnjë lloj hetimi. Nuk është thirrur asnjëherë. Këto janë fjalë unë nuk merrem me fjalë”.
/s.f