• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zv.ministrja e Brendshme: Sulmi ndaj institucioneve, vepër penale!

by A R
13/05/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka vepruar me maturi të plotë dhe ka qenë lartësinë e detyrës, në zbatim të ligjeve për tubimet dhe planit të saj operacional për menaxhimin e protestave të opozitës. E ftuar në një studio televizive, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda theksoi se në protestat e opozitës, sidomos në atë të së shtunës ka pasur sulme të padrejta ndaj Policisë së Shtetit, ka pasur 18 efektivë të lënduar dhe këtë e vërteton edhe raporti i Avokatit të Popullit.

Voda solli në vëmendje se goditja e forcave të Policisë në detyrë dhe goditja e institucioneve përbëjnë vepra penale.

“Policia e Shtetit vepron në rastin e tubimeve dhe protestave sipas ligjit specifik për këto raste, dhe të dyja palët kanë të drejta dhe detyrime. Organizatorët nuk mundën të menaxhonin turmën, aktet e dhunshme ndaj Policisë së Shtetit. Pamë pamje të trishtuara të kryetarit të opozitës që fliste dhe në anën tjetër hidheshin bomba Molotov që na kujtuan Shqipërinë e vitit ’97”, theksoi Voda.

Voda theksoi se ministri Lleshaj dha mesazhin që veprimtaria e policisë ka qenë në perfeksion, ndërsa veprimi ndaj Dollapit u duk sikur u teprua. Policia bëri thirrje të identifikohen dhe të mos mbajnë maska protestuesit. Ka pasur reagim arrogant dhe ndoshta dhunë verbale, që më pas ka çuar në atë reagim të Policisë. Shtatë orë, nën dhunë psikologjike, fizike, të një turme agresive që përdori dhunë ndaj Policisë së Shtetit. Ai reagim nuk e cenon në tërësi performancën e Policisë”, theksoi Voda.

Ajo u bëri thirrje protestuesve të respektojnë ligjin për tubimet, të mos përdorin akte dhune ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore, pasi siç tha, skenat e dhunës nuk i përkasin Shqipërisë së vitit 2019. Voda e cilësoi goditjen e institucioneve si atentat ndaj institucioneve kushtetuese të Shqipërisë dhe theksoi se pritet edhe reagimi i Prokurorisë.

“Turmë e çoroditur, dhe organizatorët janë të çoroditur, ndërsa thirrjet për hetime do shihen si do përfundojnë. Në krah të Policisë së Shtetit kanë qenë të gjithë partnerët ndërkombëtarë, Ambasada amerikane dhe OSBE”, tha ajo.

“Po troket finalizimi i Reformës në Drejtësi. Në fund të qershorit krijohet SPAK dhe BKH ku ka dosje të nxehta dhe ne presim të dalin përgjegjësit para Drejtësisë. Opozita nuk duhej të bëhej pengesë e finalizimit të Reformës në Drejtësi. Dalja e opozitës nga parlamenti e vonoi këtë proces”, theksoi Voda.

/a.rada

Next Post
Shenjat që tregojnë se jeni të rrethuar nga një person i keq

Shenjat që tregojnë se jeni të rrethuar nga një person i keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In