• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv/ministrja e Brendshme: Bilanci i objekteve që do shemben nxjerr në pah një sfidë për rindërtimin e Shqipërisë

by Java News
06/12/2019 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda tha se janë instaluar në Manzë 15 banesa portabile, të cilat ofrojnë të gjithë kushtet për të jetuar, dhe se kjo skemë do të përhapet edhe në zona të tjera, veçanërisht ato rurale ku banorët kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra pranë pronave të tyre. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i Durrësit për emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv, Voda tha se verifikimet në terren po kryhen në mënyrë intensive për të bërë vlerësimin me ekspertë të godinave, ku bilanci i objekteve që duhen shembur nxjerr në pah një sfidë të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit shënoi 51 viktima, kryesisht në Durrës e Thumanë, ndërsa nxorri në pah një problematikë të madhe të ndërtimeve në Shqipëri, ku pësuan dëme të shumta edhe pallate të ndërtuara vitet e fundit.

“Situata është në një proces dinamik, gjërat lëvizin me shpejtësi. Më sfiduesja qe kemi është akomodimi i njerëzve, vazhdon në Durrës të merren vendim për prishje godinat. Janë shembur 30 godina, nga të cilat 19 janë vetëm në Bashkinë e Durrës. Grupet e inxhinierëve janë kthyer nga terreni dhe mbledhin të dhënat që ne i publikojmë nesër. Verifikimet në terren i kemi intensifikuar.

Në strukturat hoteliere në Durrës, janë mbi 2500 banorë të cilët janë strehuar në hotele. Janë të pastrehë ose që shtëpitë e tyre janë me dëmtime të rënda. Banorë të zonave rurale janë në çadra, rreth 600 familje që jetojnë në çadra. Ende ka banorë që vijnë dhe interesohen. Ka banorë që kanë shkuar tek të afërmit në qytetet e tjera.  Fshatrat kanë preferuar të qëndrojnë pranë pronave të tyre  dhe jetojnë në çadra dimërore, specifike për këtë periudhë të dimrit. Ata e kanë jetën e lidhur me tokën dhe kanë pranuar të qëndrojnë në çadra dimërore pranë pronës së tyre. Sot në Manzë kemi instaluar 15 banesa portabile të një cilësie shumë të mirë, ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur shikoje familje të futeshin në kushte të mira. Të njëjtën skemë do të mundohemi që shumë shpejt ta përhapim edhe në zonat e tjera”, tha Voda.

Në Durrës verifikimet në terren kanë arritur në 1300, numri i banesave të dëmtuara shkon mbi 400. 70 godina janë konstatuar për prishje. Bilanci tregon që kemi përpara një sfidë shumë të madhe, por ne jemi zotuar të bëjmë më të mirën për njerëz. Një falenderim të madh e kemi për partnerët që na janë gjendur.

Zv.ministrja tha se janë rreth 800 forca të policisë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve, por edhe për të ruajtur godinat e shpallura të pabanueshme nga vjedhjet.

“Pjesë e Shtabit të Emergjencës ne kemi drejtorin e Policisë së Durrës, Lorenc Shehu, që na jep informacion të hollësishëm për pjesën e rendit dhe sigurisë së Durrësit. Nëse do dilnim të bënim një xhiro bashkë nëpër Durrësit, ka rreth 800 forca policie në terren. kemi forca të shtuara nga forcat operacionale, dhe nga drejtoria e Tiranës. Në pallatet që  janë shpallur të pabanueshme ka efektivë, edhe për të ruajtur sigurinë e banorëve që nuk duhet të futen në pallate nga rreziku që ata mbartin. Gjendjen e sigurisë ne e kemi nën kontroll”, tha Voda.

g.kosovari

Next Post
Universiteti i Mjekësisë dhe Politeknikut anulojnë sërish procesin mësimor edhe për javën tjetër

Universiteti i Mjekësisë dhe Politeknikut anulojnë sërish procesin mësimor edhe për javën tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In