• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministrja e Brendshme: Ajo që kemi bërë ne për të prekurit nga tërmeti nuk është bërë as në botë

by Java News
03/12/2019 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, nga Durrësi ku vijon punën në krye të shtabit të emergjencës në atë qark, ka folur mbi situatën pas tërmetit. Në një lidhje live me studion e “Top Talk”, Voda i është përgjigjur dy pyetjeve të avokatit Adriatik Lapaj.

E para kishte të bënte me numrin e personave që janë në çadra dhe e dyta nëse deri më tani është bërë një ekspertizë për hotelet në të cilën strehohen personat që kanë mbetur pa një strehë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

“Dua të them që ajo që kemi bërë për akomodimin e njerëzve në struktura hotelerie është e jashtëzakonshme. Ne kemi parë që dhe vendet e tjera që janë prekur nga tërmeti nuk e kanë bërë këtë gjë, dhe unë jam krenare për qeverinë tonë për këtë. Unë kam takuar banorët e zonës së Sukthit dhe Ishmit, me të gjithë insistimin tonë ata nuk kanë pranuar që të shkojnë në hotele. Ata kanë vendosur të qëndrojnë me çadra pranë banesave të tyre pasi kanë bagëti që kanë nevojë për përkujdesje dhe për këto arsye e kanë të vështirë që të largohen prej tyre”, tha zv.ministrja.

Pas këtyre deklaratave, zoti Lapaj i shtroi pyetjen nëse për këto persona që nuk pranojnë që të largohen nga banesat e tyre a mund të ndërtohen çadra moderne dhe me kushte shume herë më të mira nga se ata që janë ndërtuar deri më tani.

“Ne e dimë që procesi për ndërtimin e shtëpive është shumë i gjatë dhe nuk do të bëhet në një kohë të shkurtër. Ne kishim në dispozicion shumë pak çadra dimërore por jo me kushte bashkëkohore dhe duke parë emergjencën vendosëm që ti vendosim në mënyrë të përkohshme. Qeveria ka miratuar fondin që këto familje të akomodohet në këto çadra dhe kur ti kemi ato në dispozicion do të bëjmë kanalizimin e tyre drejt, familjeve që kanë nevojë për to. Për sa i përket pyetjes së dytë që më bëtë pak më parë, po ne kemi marrë miratimin e inxhinierëve për strukturën e hoteleve që janë akomoduar personat që janë pa një strehë tashmë . Pasi kemi marrë miratimin e tyre që kushtet e hoteleve që janë vendosur në dispozicion janë në kushte optimale, kemi vazhduar evakuimin e personave nga çadrat në drejtim të hoteleve”, e përfundoi fjalën e saj zv.ministrja Voda. /e.s/

Next Post
Prej 8 ditësh flenë në makinë bashkë me vajzën 8-muajshe, Basha: Të strehohet menjëherë familja

Prej 8 ditësh flenë në makinë bashkë me vajzën 8-muajshe, Basha: Të strehohet menjëherë familja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In