• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do jetë e përjashtuar nga rritja e pagave

by Java News
02/11/2023 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dhënë më shumë detaje sot në studion e Klan Neës sa i takon rritjes së pagave në sektorin e policisë. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Lamallari tha se pavarësisht kategorive prioritare, asnjë strukturë e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet jashtë rritjes së pagave të parashikuar në buxhetin e 2024-ës.

“Gjithmonë kemi pasur shtresëzim, janë identifikuar kategoritë më prioritare, sipas gradave apo strukturave. Unë përmenda dhe fluksin gjatë sezonit turistik, dinamikat kundër kriminalitetit apo lufta kundër kanabisit. Të marra të gjitha sëbashku, evidentojnë dhe ato kategori që janë prioritare këtë vit. Vitin e ardhshëm do identifikojmë dhe struktura të tjera. Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet i përjashtuar nga rritja e pagave e anoncuar më herët nga qeveria shqiptare, ku në fokus janë dhe Forcat e Armatosura apo uniformat e bardha. Është një rritje që vazhdon në terësi për të gjithë administratën publike, edhe për nëpunësit e thjeshtë të shërbimit civil. Jemi të vendosur që paga mesatare gjatë 2024 të shkojë 900 Euro.”

Sipas zv.ministrit, shumë punonjës policie janë vlerësuar për punën e tyre me paga mujore shtesë.

“Ditën e djeshme ishim të fokusuar te përmirësimi i kushteve dhe shprehjen e një mirënjohjeje për punonjës të niveleve të ndryshme. Kanë rrezikuar dhe jetën për të garantuar zbatimin e ligjit, por ka pasur dhe stimuj material. Duke përfshirë 1311 shpërblime materiale, paga mujore shtesë të dhëna për punonjës si vlerësim për punën e mirë, një falenderim për punën e mirë, qoftë ato të Patrullës së Përgjithshme, të Operacionales, Shqiponjat…Pra, kushdo që ka shërbyer me devotshmëri.”

Ai u ndal dhe te plani i qeverisë për efektivët që e kanë banesën larg vendit të shërbimit, apo ata të cilët sapo kanë krijuar një familje.

“Në 2024-ën kemi një rritje për strukturat e posaçme, në fokus janë ata që janë në terren dhe janë në përballje të drejtëpërdrejtë si me krimin apo që mbartin një ngarkesë të shtuar në kuptim të turizmit, strukturat e kufirit, të rendit, pra ata të linjës së parë. Kjo rritje do vazhdojë në vijim dhe duhet parë e lidhur ngushtë me një tjetër element që ne kemi prezantuar, të trajtimit me vendbanim, banesa për punonjësit e policisë, ku në fokus janë ata që e kanë vendin e punës larg shtëpisë së tyre dhe kategoria e dytë janë familjet e reja të policëve. Një efektiv që sapo ka krijuar një familje, u jepet mundësia nga shteti që të marrin kredi për shtëpi me interes 0. Në total 900 të pastrehë efektivë që janë evidentuar nga analizat tona. Kjo ec paralelisht me rritjen e pagave”/m.j

Next Post
Petrit Malaj zyrtarisht ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dorëzon letrat kredenciale te Presidentja Osmani

Petrit Malaj zyrtarisht ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dorëzon letrat kredenciale te Presidentja Osmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In