Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Turqi është komentuar edhe nga zyrtarët e Athinës zyrtare.
Zv/ministri për Punët e Jashtme, Miltiadis Varvitsiotis, është shprehur për mediat se takimi i Ramës me Erdoganin u përqendrua më së shumti në lidhjet ekonomike.
Sa i përket, çështjes së detit me vendin tonë, ai nënvizoi se kjo do të bëhet përmes një procesi gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Ditën e djeshme, Rama u takua me Erdoganin dhe nënshkruan disa marrëveshje të ndryshme. Vizita e kreut të ekzekutivit u zhvillua pas ftesës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
/a.r