• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministri i Drejtësisë, Isaraj: Shorti i Kuvendit për KED na doli… kopil!

by Java News
07/02/2017 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i Drejtësisë, Arben Isaraj ka ironizuar ashpër me shortin e Kuvendit të Shqipërisë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Isaraj teksa sqaron sipas fjalorit të shqipes shkruan se në fund, mes ‘kokës’ apo “pilit”, shorti i zhvilluar doli “kopil”.

“AMERIKANI, që për tu marrë vesh me NE e ka mësuar mirë shqipen, thotë se sipas Kushtetutës në “SHORT” na duhet edhe KOKA edhe PILI. SHQIPTARI, ndryshe nga aleati i tij më i madh historik, thotë se sipas Ligjit në “SHORT” nuk na duhet edhe KOKA edhe PILI”-shkruan Isaraj.

Sipas tij, “E thënë shqip dhe shkurt “SHORT”-i kushtetues e do dhe KOKËN dhe PILI-n. “SHORT”-i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL”.

Postimi i plotë

JE KOKË A JE PIL ?

Kur në pikën 3, të nenit të freskët 149/d56 , të gjithëpranuar dhe të gjithëvotuar të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet :

“3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me SHORT, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me SHORT brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së SHORTIT si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.”

Kur në fjalorin e Gjuhës Shqipe, fjala “SHORT” nënkupton:

Një proces a mënyrë “për të caktuar a për të zgjedhur dikë, për të ndarë diçka me paanësi ndër dy a më shumë veta ose për të zgjidhur një çështje duke hedhur zare a një monedhë metalike (kokë a pil), duke tërhequr nga një letër, duke fshehur diçka në grusht etj”.

Na ndodh çudia e “keqkuptimit” të kuptimit të fjalës “SHORT”, si mënyra apo rruga e vetme kushtetuese e përzgjedhjes së antarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

AMERIKANI, që për tu marrë vesh me NE e ka mësuar mirë shqipen, thotë se sipas Kushtetutës në “SHORT” na duhet edhe KOKA edhe PILI.

SHQIPTARI, ndryshe nga aleati i tij më i madh historik, thotë se sipas Ligjit në “SHORT” nuk na duhet edhe KOKA edhe PILI.

E për të mos ta zgjatur dhe për ti rënë shkurt SHQIPTARI-t na thotë se më mjafton KOKA pa PILIN apo dhe PILI pa KOKËN.

E thënë shqip dhe shkurt “SHORT”-i kushtetues e do dhe KOKËN dhe PILI-n.

“SHORT”-i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL.

Next Post
Ahmetaj: “Bankers” nuk e cënon buxhetin. Do të ulim borxhin

Rivlerësimi i pasurive, Ahmetaj: Afati zgjatet deri deri në 31 Maj 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In