• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministri i Bujqësisë: Midhjet shqiptare, brenda standardeve për konsum

by Java News
30/04/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE- Midhjet shqiptare janë të sigurta dhe brenda standardeve për konsum. Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo tha sot për ATSH-në, se rezultatet e kontrollit të monitorit të datës 27 prill 2018, konfirmojnë se midhjet që prodhohen në vendin tonë, janë brenda standardeve dhe garantojnë tërësisht siguri konsumi. Kujtojme se ka patur nje debat se midhjet e Butrintit mund te jene me salmonele

“Ka një program rigoroz të analizave të kontrollit të përdyjavshëm për midhjet, që bën ekzaminimin real të sigurisë dhe cilësisë së këtij produkti. Rezultatet e fundit kanë konfirmuar që midhjet tona janë tërësisht të pastra dhe kalimi nga Qendra e Pastrimit i bën midhjet të sigurta për konsum”, deklaroi Kristo.

Zv.ministri theksoi se, ajo për të cilën po punojmë fort, është unifikimi i standardeve sipas Bashkimit Europian, në të gjithë zinxhirin e prodhim- tregtimit të midhjeve, me qëllim hapjen e eksporteve të këtij produkti në tregjet e huaja.

Politikat për prodhim dhe tregtim të sigurt të produkteve, sipas standardeve të sigurisë ushqimore, që tashmë ka përfshirë sektorin blegtoral në të gjithë vendin, do të shtrihet edhe në sektorin e prodhimit të midhjeve.

“Midhjet nuk mund të shiten më me bidona plastik apo mjete të tjera rrethanore. Ato do të pajisen me çertifikatë veterinare dhe ambalazhime konform standardeve të tregtimit”, tha Kristo.

Në industrinë e akuakulturës, midhjet konsiderohen me vlera të madha për ekonominë e vendit.

Shqipëria ka dy pika kryesore për prodhimin e midhjeve- njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin. Kultivimi i midhjeve në Shëngjin është në hapat e parë të tij, me një prodhim që arrin në përafërsisht 500 ton në vit.

Prodhimi në lagunën e Butrintit është një traditë shumë vjeçare, ndërkohë që vendasit e cilësojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve, jo vetëm në aspektin e temperaturës së ujit por edhe në nivelin e duhur të kripës.

Liqeni i Butrintit, me sipërfaqe rreth 1.600 hektarë, numëron aktualisht rreth 78 impiante.

Prodhimi vjetor i midhjes së Butrintit shkon në 15 mijë kv, sasi kjo që shkon kryesisht në tregun vendas.

Prej 20 vitesh, midhja e Butrintit është bllokuar nga tregu europian për shkak të pretendimeve mbi kriteret e mbarështimit. Ndaj dhe të gjitha përpjekjet e ministrisë tani janë orientuar për ta kthyer midhjen në një produkt të standardizuar për tregun e huaj.

Mjaft të kërkuara nga konsumatori vendas dhe i huaj, eksporti i tyre pritet ta kthejë Butrintin në epiqendrën e prodhimit të midhjeve në mbarë Evropën, pasi Butrinti ka potencial akoma edhe më të madh në prodhimin e tyre

a.ç

 

 

 

Next Post
Tiranë, djali i policit qëllon veten me armë, 16-vjeçari u plagos nga pakujdesia

Tiranë, djali i policit qëllon veten me armë, 16-vjeçari u plagos nga pakujdesia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In