• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv/kryeministrja paralajmëron goditjen e grupeve të tjera kriminale

by Java News
24/09/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar prej kohësh dhe ka dhënë rezultate konkrete ku disa grupe kriminale janë goditur, hetimet vazhdojnë dhe të tjerë do të goditen”. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit, Zv/kryeministrja Senida Mesi, teksa ka folur për luftën ndaj krimit të organizuar.

Ndonësë projektligji në diskutim të rendit të ditës kishte bënte me çështje të bujqësisë, Mesi si deputete e qarkut të Shkodrës, nuk ka mundur të mos prekë çështjet e sigurisë dhe rendit, veçanërisht pas ndalimit të grupit famëkeq “Bajri” nga ana e policisë.

“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk lejon asnjë kompromis sado risk që mbart dhe ne jemi të vendosur të sigurojmë jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari, çdo investitori të huaj apo vendas”, u shpreh Mesi.

Në fjalën e saj, teksa foli për investimet në ekonomi, Zëvendës Kryeministrja u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe vetingu, si parakusht për zhvillimin ekonomik.

“Reforma në drejtësi do të vazhdojë të thellohet, vettingu po jep rezultatet dhe ngritja e organeve të reja do të mundësojë më në fund drejtësinë e re që është parakusht për çdo hap që hedhim drejt zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vendit”, u shpreh Zëvendës Kryeministrja.

Ndërkohë, lidhur me investimet në bujqësi, Mesi tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e qeverisë shqiptare për hapjen e programit të finacimit IPARD II.

“71 milionë Euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë do të financohen nga BE, dhe 23 milionë Euro do të jetë vlera e financimit nga ana Qeverisë Shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare”, tha Senida Mesi.

a.ç

Next Post
Fillon ndërhyrja për eleminimin e rrëshqitjes në rrugën Tiranë-Elbasan

Fillon ndërhyrja për eleminimin e rrëshqitjes në rrugën Tiranë-Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

December 21, 2025
Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

December 21, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

December 21, 2025
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

December 21, 2025
Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In