• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministrja Mandija: Forcat politike s’na kanë sjellë asnjë provë se zgjedhjet janë manipuluar

by Java News
07/07/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija shprehet se ministrat teknikë të PD-së do të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Megjithatë, sipas saj, është në dëshirën e gjithë secilit që pas përfundimit të zgjedhjeve, të qëndrojnë ose të largohen.

“Në kuptim të Kushtetutës, ministrat janë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re. Vetë VKM 473 përcakton se Task-Forca do të ushtrojë funksionet e saj deri në mbyllje të procesit zgjedhor. Misioni i ministrave teknikë vazhdon edhe pas datës 25 apo 26 qershor, deri në finalizim të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Pas kësaj është në dëshirën e secilit nëse qëndron apo ikën sepse, sipas Kushtetutës, e thashë ministri qëndron deri në ardhjen e qeverisë së re”, shprehet Mandija në intervistën e saj për Panorama.

Sipas zv.kryeministres teknike “mendoj se në fund të këtij procesi duhet bërë një analizë se cili ishte roli dhe çfarë arritën ministrat teknikë dhe Task-Forca, duke dalë dhe me rekomandime për të ardhmen, sepse kjo i shërben të mirës publike. Koha e ushtrimit të kësaj detyre ishte shumë e shkurtër dhe do të duhej të ishte të paktën 3 muaj apo 6 muaj për të realizuar këtë proces monitorimi. Në një muaj pati shumë vështirësi operimi. Si ministrat teknikë, ashtu dhe drejtorët teknikë bënë maksimumin për të realizuar këtë objektiv. Për mua misioni ynë ishte i suksesshëm, sepse edhe në 1 muaj kohë ne arritën të frenonim fenomenin e përfshirjes së administratës në fushatë zgjedhore, nuk kishte ndodhur më pare”.

“Unë jam e keqardhur që nuk kam marrë asnjë rast denoncimi të vërtetë që para nga burime kriminale të jenë përdorur për këtë apo atë subjekt politik. i kam kërkuar Policisë që të më gjejë fakte dhe prova për akuzat që janë bërë në publik për blerje votash apo përdorime të parave të drogës në zgjedhje dhe nga Policia më janë përgjigjur se nuk ka raste të tilla. Ne u jemi referuar raporteve që na kanë ardhur nga Policia dhe ato konsiderojmë zyrtare. U kam kërkuar forcave politike që akuzat për çdo rast të na i sjellin të dokumentuara me foto dhe video, por asgjë nuk na ka ardhur”, shprehet Mandija.

ma.me

Next Post
Takimi historik pa axhendë, Trump dhe Putin nuk japin hollësi rreth bisedës

Takimi historik pa axhendë, Trump dhe Putin nuk japin hollësi rreth bisedës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In