• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zv.kryeministri Pacolli në Nju-Jork i zhgënjyer: Mali i Zi nuk bindet të rishikohet demarkacioni

by Java News
21/09/2017 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Behgjet Pacolli, është takuar këtë javë në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me homologun e tij malazias, Sërgjan Darmanoviq.

Temë kryesore diskutimi ndërmjet Pacollit dhe Darmanoviqit ka qenë marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Por, Mali i Zi duket të mos jetë bindur që të rishikohet marrëveshja aktuale e demarkacionit të kufirit me Kosovën, të cilën ai tashmë e ka miratuar në Kuvendin e vet.

“Ministri ynë i jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, por tani më kjo nuk është çështje ndërshtetërore, është kryekëput vendim i institucioneve të Kosovës, kështu që përgjegjësia është e Kosovës”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Thaçi ka shtuar se “çështja e kufirit me Malin e Zi është jetike dhe duhet të kalojë në parlamentin e Kosovës”.

Ai ka theksuar se gjatë takimeve që ka pasur kreun e Komisionit Evropian, Donald Tusk, dhe me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i është bërë e qartë se “qëndrimi i Bashkimit Evropian është qëndrim unik dhe i qartë; pa ratifikim të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Presidenti kosovar i ka bërë thirrje spektrit politik në vend për t’u bërë bashkë dhe për ta kaluar çështjen e demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në të gjitha vendet e BE’së.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe ritheksoj edhe në këto momente kërkohet që të bashkohemi të gjithë dhe të kaloj ky proces dhe t’i japim fund izolimit të padrejtë që po u ndodh qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Dhunonte sistematikisht vjehrrën, arrestohet nusja 40-vjeçarje

Dhunonte sistematikisht vjehrrën, arrestohet nusja 40-vjeçarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In