• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministri italian, Tajani: Integrimi i Shqipërisë në BE, uroj të ndodhë para vitit 2030

by Java News
27/09/2023 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Italisë, njëkohësisht edhe zv/kryeministër, Antonio Tajani, tha se Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Ai u shpreh se uron që kjo të ndodhë para vitit 2030, ndërsa Roma zyrtare, sipas tij, do të vijojë që të insistojë që të ketë një proces integrimi të përshpejtuar.

“Italia i konsideron marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor si përparësi të politikës sonë të jashtme. Do jemi të favorshëm për hyrjen brenda BE-së të këtyre vendeve duke filluar nga Shqipëria, një vend që gjithmonë e kemi mbështetur. Urojmë që kjo të ndodhë para vitit 2030. Insistojmë në mënyrë të tillë që të kemi një proces integrimit të përshpejtuar. Në takimin në Dhjetor që do të zhvillohet do të jetë dhe një rast për t’i dhënë impuls procesit të zgjerimit të BE-së. Ky angazhim i përforcuar italian do të vijojë edhe nëpërmjet një koordinimi edhe më të ngushtë me partnerët tanë të BE-së”, tha Tajani.

 

Deklaratat i bëri në një konferencë për shtyp pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali. Tajani tha se Italia me Shqipërinë bashkëndajnë lidhjet e thella historike.

“Me miqtë shqiptarë ramë dakord për disa linja veprimi me 3 çështje të mëdha; infrastruktura, energjia, sektori bujqësor dhe agro-ushqimor. Duam që të përfshijmë këtë bashkëpunim përforcues edhe sektorin privat”, tha Tajani.

“Mbledhje shumë pozitive, shumë e frytshme sepse ka bërë përpara në marrëdhëniet që janë ekselente, të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë”, shtoi ai.

Po ashtu, ai tha se ekziston një lidhje historike edhe për çështjen e emigracionit. Dhe për këtë problematike theksoi se bashkëpunimi me palën shqiptare është i shkëlqyer.

“Rruga e Ballkanit duhet mbajtur nën kontroll dhe nuk duhet të rritet prania e emigracionit klandestin. Pra bashkëpunim i përkryer”, tha Tajani. /f.s

Next Post
“Deklarata e Borrell jashtë realitetit”, Rama: S’mund të jemi krah BE-së, pa një deklaratë të dytë për Kosovën

"Deklarata e Borrell jashtë realitetit", Rama: S'mund të jemi krah BE-së, pa një deklaratë të dytë për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike! Prindërit kanë dështuar! Shteti të bëjë detyrën!!

December 27, 2025
Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

December 27, 2025
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Drejtësia mes shpresës dhe riciklimit të zullumit

December 27, 2025
FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com