• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Mickoski së shpejti në Tiranë! Ja qëllimi vizitës së tij

by S T
28/08/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti bëri të ditur se kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Shqipëri.

Në një intervistë për RTSH 24, Mexhiti tha se gjatë vizitës së tij dy ditore në Tiranë u zhvilluan shumë takime në funksion të rritjes së bashkëpunimit më të madh mes dy vendeve. Ai vlerësoi nismën për krijimin e një departamenti të veçantë shqiptarët në rajon nga ministri Igli Hasani, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe aspiratat e tyre për integrimin në BE.

“Të gjitha takimet janë në funksion të projekteve të përbashkëta dhe rrugëtimit tonë të përbashkët në BE. Së shpejti do të zhvillojë një vizitë edhe me kryeministrin e ri të vendit në Shqipëri për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Falënderoj iniciativën e ministrit Hasanit ku formoi një departament të veçantë që do merret me përfaqësimin e shqiptarëve në rajon. Kjo iniciativë na afron edhe më shumë me njëri tjetrin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Jemi dy shtete fqinje dhe shqiptarët janë një faktor dhe urë lidhëse mes dy vendeve. Dy kryeministrat janë takuar në forumet ndërkombëtare në funksion të rivendosjes dhe intensifikimit të proceseve dhe marrëdhënieve tona që janë të shkëlqyeshme dhe pa çështje të hapura”, tha Mexhiti.

Duke folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe zgjedhjen e qeverisë së re, Mexhiti tha se rotacioni ishte i shëndetshëm, ndërsa shtoi se shqiptarët patën konkurrencë në kampin e tyre, që më herët sipas tij ka pasur “një lloj monopoli politik”.

“Është pozitive. Fushata zgjedhore është përmbyllur. Ka ndodhur ndryshimi, rotacioni i shëndetshëm për proceset demokratike. Për herë të parë shqiptarët nuk janë të përqendruar në një parti apo disa parti të vogla. Kjo do sjellë konkurrencën, në ide, programe, platformë dhe do prodhojë avancim të çështjes shqiptare në Maqedoni. Më herët ka munguar konkurrenca në kampin politik shqiptar. Në kampin politik maqedonas në vazhdimësi, në 4 apo 8 vite ka ndodhur rotacionet politike. Te shqiptarët ka pasur një lloj monopoli politik. Këtë herë ka ndodhur ndryshimi që është dinamizmi i skenës politike. Nga kjo konkurrencë idesh, shqiptarët do jenë fituesit më të mëdhenj”, tha ai.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe rolit të shqiptarëve, Mexhiti tha se është i gatshëm që të diskutojë lidhur me të në funksion të integrimit të vendit dhe decentralizmit që do u japë më shumë të drejta kushtetuese shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Në të gjitha fushat në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik dhe decentralizmi ku shqiptarët t’i realizojnë më lehtë të drejtat e tyre dhe shtylla kryesore e marrëveshjes së Ohrit etj. janë gjëra që duhet të punohen. Të shkohet në fazë të re të decentralizmit në interes më të madh të shqiptarëve. Ndryshimet kushtetuese qeveritë e tjera nuk kanë pasur forcën polikë dhe sigurinë dhe nuk kanë ecur para me integrimin dhe pse kanë qenë pro tyre. Jemi gati që nesër po të na thërrasin për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe jemi në komunikim me partnerët tanë në qeveri. Ka shenja pozitive që japin për optimizmin për një qeveri që do jetë gjithëpërfshirëse në interes të shqiptarëve dhe maqedonasve”, u shpreh zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti u takua me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani mori pjesë në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve.

Next Post
10 sportistët më të paguar në botë sipas Forbes, kryeson Ronaldo

Nuk ka ndërmend të ndalet, Ronaldo pranë rekordit të golave nga goditja e dënimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In