• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

by A R
11/06/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, deklaroi sot se hapja e pikës së re kufitare në Stançiç tregon punën e përbashkët të dyja vendeve Kosovës dhe Maqedonisë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Këto komente ajo i bëri me rastin e vënies së gurit të themelit për ndërtimin e pikës kufitare Kosovë-Maqedoni, në fshatin Stançiç, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Shkup.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori Samuel Zbogar, ka thënë se kjo pikë kufitare do të ndikim pozitiv për zhvillimin ekonomik të banorëve të zonave lokale ndërmjet dy vendeve, por edhe për stabilitetin politik të rajonit të gjerë.

Ai tha se ndërtimi i pikës kufitare në Stançiç do të shtojë edhe sigurinë në kufi dhe zhvillimin e turizmit.

Sakaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar se ka pasur vonesa për ndërtimin e kësaj pike kufitare me Maqedoninë, por më në fund ky projekt po realizohet duke zvogëluar dukshëm rrugën që banorët e këtyre zonave bënin në të kaluarën.

Ai me këtë rast ka porositur se kufijtë e shtetit të Kosovës janë të paprekshëm dhe të pacenueshëm, raporton KP.

“Hartat politike në Ballkan dhe kufijtë historikisht në këto dy-tre mijë vitet e fundit janë bërë dhe ribërë, por ne kemi qëndruar këtu si popull dhe kufijtë e sotëm të Republikës së Kosovës janë të paprekshëm, të pandryshuar dhe të pacenuar”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se ndërtimi kësaj pike kufitare ka dimension të rëndësishëm në raportet ndërmjet dy shteteve, projektet e të cilave vetëm se po zgjerohen dhe një komunikim pa barriera ndërmjet shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit.

Kjo është pika e tretë e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, por ajo e cila dallon këtë pikë është se ndërtohet në konceptin e menaxhuar të kufirit, me një pikë të përbashkët kufitare, e cila hyn në kategorinë e pikës A që nënkupton edhe për mallra dhe udhëtarë.

Faza e parë përfshin udhëtarët dhe automjetet dhe në të ardhmen e afërt do të ketë mundësi edhe për transportin e mallrave./a.m.

Next Post
FOTO/ Ja çfarë bën Kim Jong para takimit me Trump

FOTO/ Ja çfarë bën Kim Jong para takimit me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In