• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Vathi: Nuk i shpërndamë protestuesit, por kemi ndërhymë për normalizimin e rrugës

by Java News
19/03/2022 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një grup qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë, por të zhvendosur tashmë në trotuar. Në një dalje për mediat, Zv/drejtori i DVP Tiranë, Luigj Vathi sqaroi se policia ia kishte komunikuar me shkrim organizatorëve të kësaj proteste se pas orës 17:00 ata duhet të lironin rrugën. Vathi tha se protesta po vazhdon dhe ndërhyrja e policisë lidhej vetëm me lirimin e rrugës.

“Dua të bëj një sqarim në lidhje me mbarëvajtjen e protestës sot. Në bazë të njoftimit që kanë bërë organizatorët, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës deri në orën 17:00. Pas një kërkesë të dytë nga organizatorët ne ju kemi kthyer përgjigje me shkrim duke i njoftuar për lirimin e rrugës dhe vazhdimin e protestës në trotuar. Ju garantoj që Policia e Shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit, por ka bërë thjeshtë lirimin e rrugës dhe protestuesit po vazhdojnë të protestojnë në trotuarin përballë Kryeministrisë.

Ne thjeshtë kemi liruar rrugën për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe për mbarëvajtjen e automjeteve edhe të transportit publik. Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, por pa cenuar liritë dhe të drejtat e asnjë qytetari të Tiranës. Nuk diskutojmë ligjshmërinë e protestës, protesta po vazhdon, por ne thjeshtë kemi bërë lirimin e rrugës”, tha Vathi.

Një grup qytetarësh protestuan sërish këtë të shtunë përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Ata i kërkuan qeverisë heqjen e taksës së qarkullimit, pezullim të alternuar të barrës fiskale mbi çmimin e karburantit, pezullimin e TVSH-së për produktet e shportës, si dhe zgjerim të skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.

Pjesë e kërkesave është një paketë reale ndihmë për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike, si dhe ndërprerja e koncensioneve deri në tejkalimin e krizës.

Një grup i protestuesve deklaroi se do të qëndrojnë 24 orë përpara Kryeministrisë, por pas ndërhyrjes së policisë rruga është liruar për automjetet./tvklan.al

Next Post
Putini zhvendos familjen në strehim?! Analistët e huaj analizojnë deri lëvizje ekstreme të tij

Putini zhvendos familjen në strehim?! Analistët e huaj analizojnë deri lëvizje ekstreme të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In