Një nga bashkitë ku ambasada amerikane ka përqëndruar vëmendjen në këto zgjedhje është ajo e Lezhës.
Në qendrat e votimit të kësaj zone është parë që në mëngjes herët zv/ambasadori amerikan Henry V. Jardine, i cili po e ndjek nga afër procesin.
Lezha është një nga zonat ku tensioni ka qenë në rritje. Makina e deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, u qëllua me armë dy ditë më parë. Demokratët ndërkohë e mohojnë këtë gjë.