• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zuckerberg në Kongres, rasti si fitohen krizat përmes komunikimit

by Java News
14/04/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Alket Braho/
Facebook po kalon krizën më të madhe që prej themelimit e deri më sot kur është në majat e klasifikimit si një prej kompanive gjigante në botë dhe praktikisht rrjeti social më i përdorur nga të gjithë. Akuzat lidhen me keqpërdorimin e të dhënave private të miliona përdoruesve prej kompanisë ‘Cambridge Analytica’.

 

Raportimi i Mark Zuckerberg në Kongres dhe Senat janë një rast studimi i shkëlqyer përsa i përket menaxhimit të krizave . Dhe këtu është fjala për kriza në nivelin më të lartë. Nga pikëpamja e komunikimit, duket se ai e fitoi betejën përballë ligjvënësve, të cilët për hir të së vërtetës ishin profan në çështje të teknologjisë së informacionit.

Por nuk ishte ky avantazhi më i madh i Zuckerberg. Le të japim disa argumenta të tjerë që shpjegojnë fitoren e themeluesit të Facebook.

Zuckerberg në përballjen e tij të gjatë u tregua i matur, i qetë, i sigurt dhe natyrisht i zgjuar duke iu përgjigjur çdo pyetje me përulësi dhe një artikulim të qartë, si të ishte një komunikues profesionist.

Natyrisht që këtu i kanë shërbyer edhe këshilltarët e suksesshëm të disa fushatave zgjedhore në SHBA, të cilët ai i kishte punësuar pikërisht për këtë moment.

Ndonëse shpresonte për më të mirën, Zuckerberg ishte i ‘stërvitur’ shumë mirë për më të keqen gjatë raportimit përballë ligjvënësve të ‘frikshëm’ të Kongresit.

Në çdo rast krize, parapërgatitja dhe praktikimi në një seancë simuluese me pyetje-përgjigje është e këshillueshme.

Duket se 33-vjeçari kishte bërë pikërisht këtë gjë; ishte praktikuar për një kohë të gjatë. Kompaninë që themeloi 14 vjet më parë e prezantoi në një kontekst më të gjerë sesa kriza. Fiks ashtu sikundër rekomandohet në çdo manual për menaxhimin e krizave në komunikim.

‘Asnjë koment’ është përgjigje e gabuar në një situatë krize, pasi perceptohesh nga audienca sikur po fsheh diçka dhe themeluesi i Facebook i shmangu përgjigje të tilla. Natyrisht që kjo nuk duhet ngatërruar me rastet kur je nën hetim dhe avokati të ka këshilluar të mos flasësh.

Në vijim të raportimit të tij, ra në sy përpjekja për të luajtur me emocionet e njerëzve dhe për t’u lidhur me audiencën.

Jo më kot ai krijoi empati teksa tha se madje edhe aij vetë, i ishin keqpërdorur të dhënat private njësoj si 87 milionë njerëzve të tjerë përmes kompanisë ‘Cambridge Analytica’.

Të kërkosh falje në situata krizash nuk është shenjë dobësie, përkundrazi mund të dalësh më i fituar pasi njerëzit e vlerësojnë sinqeritetin dhe marrjen e përgjegjësive.

Zuckerberg u tregua i sjellshëm dhe kërkoi falje për atë çfarë kishte ndodhur, duke u zotuar se kompania që ai drejton do të merrte të gjitha masat e duhura, që një situatë e tillë të mos përsëritet më.

Buzëqeshja e përmbajtur dhe në ndonjë moment përpjekja e pazakontë për t’u dukur në humor, lanë të kuptohet se Zuckerberg vendosi kontrollin mbi mjedisin rreth tij, pavarësisht se ishte një seancë e vështirë për të dhe ku mund të kishte të papritura.

Ne nuk e dimë me siguri nëse themeluesi i Facebook i ka përmbushur objektivat e tij gjatë gjatë raportimit përballë ligjvënësve, por ajo ngjarje e parë nga një perspektivë strikte e komunikimit, shërben si një rast studimi kur vjen puna tek menaxhimi i krizave.

Me siguri që edhe rritja e vlerës së Facebook në bursë pas raportimit në Kongres, i dedikohet pikërisht performacës mbresëlënëse të Zuckerberg.(mapo)

Next Post
“Nuk jam i interesuar për luftë”. Rama konfirmon bashkëpunimin me Doshin

Atentati i supozuar ndaj Tom Doshit dhe ping-pongo me dosjen nga gjykatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In