• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zuckerberg flet pas skandalit: Facebook ka bërë gabime, marr përgjegjësinë

by Java News
22/03/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dua të ndaj me ju reagimin mbi situatën rreth asaj që është zbuluar në skandalin e ‘Cambridge Analytica’-s, përfshi këtu edhe hapat që kemi ndërmarrë dhe ato që pritet të marrim për të adresuar këtë çështje të rëndësishme”.

 

Kështu e nis thyerjen e heshtjes themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, sigurisht duke mos folur për asnjë medie amerikane apo të huaj, por përmes produktit të tij, rrjetit social me më shumë anëtarë në botë që ka humbur miliarda dollarë prej disa ditësh, që kur shpërtheu skandali me të dhënat e përdoruesve. “Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe, nëse nuk do të mundemi ta bëjmë këtë, atëherë nuk e meritojmë t’iu shërbejmë. Kam punuar këto ditë për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe sesi të sigurohem që kjo gjë të mos ndodhë më sërish. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të parandaluar ripërsëritjen e kësaj gjëje, ne i kemi ndërmarrë vite më parë. Por, sigurisht që kemi bërë edhe disa gabime, ndaj kemi shumë për të bërë dhe duhet të përshkallëzojmë veprimet tona”, shton më tej ai.

Në statusin e publikuar pasditen e kësaj të mërkure në platformën sociale të themeluar prej tij, ai jep edhe një kohështrirje të ngjarjeve.

“Javën e kaluar mësuam nga medie prestigjioze si The Guardian, Neë York Times dhe Channel 4 se, Cambridge Analytica mund të mos ketë fshirë të dhënat siç kishin premtuar. Ne iu penguam atyre qasjen në shërbimet tona për të mos i përdorur më kurrë. Cambridge Analytica pretendon se i ka fshirë të dhënat dhe kishte dhënë mirëkuptimin e saj për një proces autodimi nga një firmë që ishte kontraktuar prej nesh për ta konfirmuar këtë gjë. Ne po punojmë edhe me organet ligjzbatuese, të cilat po hetojnë mbi atë çfarë ka ndodhur”, shton më tej Zuckerberg.

Ai e ka konsideruar këtë situatë si një shkelje besimi mes “Kogan”, “Cambridge Analytica” dhe “Facebook”-ut, por edhe shkelje besimi mes rrjetit social dhe njerëzve që dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre “me ne, duke pritur prej nesh t’i mbrojmë ata”. “Ndaj duhet ta zgjidhim këtë problem”, shkruan Zuckerberg.

Ai premton edhe disa hapa të tjera që Facebook duhet të ndërmarrë, duke hetuar të gjitha aplikacionet që kanë shfrytëzuar sasi të mëdha informacioni nga rrjeti social përpara se ai t’i nënshtrohej reduktimit drastik të qasjes në vitin 2014.

Ai premton gjithashtu se do t’iu kufizohet qasja në të dhënat e përdoruesve të gjithë zhvilluesve (developers) për të parandaluar një abuzim të tillë në të ardhmen. Zuckerberg dëshiron t’i sigurojë përdoruesit se do t’i informojnë se cilave aplikacione u duhet besuar e cilave jo për të pasur qasje te të dhënat e tyre.

 

“Unë e themelova Facebookun dhe sigurisht që në fund të fundit jam unë përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Dua t’iu siguroj se jam i ndërgjegjshëm kur them se do të ndërmarr çfarë nevojitet për të mbrojtur komunitetin tonë”, premton në fund Zuckerberg, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kinezët e Milanit falimentojnë

Kinezët e Milanit falimentojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In