• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zuckerberg dhe e shoqja, 45 miliardë dollarë për bamirësi

by A R
02/12/2015 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Zuckerberg do të transferojë 99 përqind të aksioneve të tij në Facebook Inc, aktualisht me vlerë 45 miliardë dollarë, te një projekt i ri filantropie për potencialin dhe barazinë njerëzore. Themeluesi i Facebook dhe gruaja e tij e kanë shkruar këtë të martën, në një letër adresuar vajzës së tyre të sapolindur.

Plani, i cili u postua në faqen e Zuckerbergut, tërhoqi mbi 570 mijë “likes”, përfshirë edhe këngëtarja Shakira, Arnold Schwarzenegger dhe Melinda Gates, gruaja e themeluesit të Microsoft, Bill Gates. Ky i fundit, ashtu si shumë miliarderë të tjerë, kanë themeluar fonadacione të ngjashëm, duke ua dedikuar pasuritë e tyre të mëdha qëllimeve të bamirësisë.

Zuckerberg, 31 vjeç, i cili do ta kontrollojë iniciativën e re së bashku me gruan, Priscilla Chan, ndërsa do të mbetet në drejtim të rrjetit më të madh social, tha se do të shiste apo jepte deri në 1 miliardë dollarë aksione në secilin prej tre viteve të ardhshëm.

Ai do të mbajë paketën kontrolluese në Facebook, vlerësuar 303 miliardë dollarë të martën në mbyllje të bursave, deri në atë që kompania e quajti “një të ardhme të parashikueshme”. Sipas të deklaratave të fundit nga Facebook, Zuckerberg zotëron katër milionë aksione të klasit A dhe 422.3 milionë aksione të klasit B, të cilat kanë fuqi votuese dhjetë herë më të madhe se ato të klasit A.

Gjithsej, ai mban 54 përqind të fuqisë votuese të aksioneve të kompanisë.

Zuckerberg tha se synon të mbetet shef ekzekutiv i Facebook “edhe për shumë, shumë vjet”.

Projekti i ri, “Chan Zuckerberg Initiative”, nuk është i pari i tij në botën e filantropisë. Kur ishte 26 vjeç, ai firmosi Giving Pledge (Premtim për të dhënë), i cili ftonte industrialistët dhe familjet më të pasura të botës të jepnin më tepër se gjysmën e pasurisë për çështje bamirësie, gjatë jetës ose në testament.

“Një kombinim trush, pasioni dhe burimesh në këtë shkallë do të ndryshojë jetën e milionave. Në emër të brezave të ardhshëm, unë i falënderoj”, shkruan në Facebook Warren Buffet, miliarderi 85-vjeçar, i famshëm për bamirësitë e tij.

Melinda Gates shkruan: “Fjala e parë që të vjen në mendje është: Wow! Shembulli që po jepni sot është frymëzim për ne dhe gjithë botën”.

Reuters/JavaNews

Next Post

Yzberish, gjehet një foshnjë e braktisur poshtë makinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In