• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zotohet nënkryetari i Rithemelimit: Nuk kthehemi mbrapsht! Basha me Twitter 5 lekësh…

by A R
18/01/2024 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan u shpreh i prerë se komisionet parlamentare dhe seanca parlamentare nuk do të funksionojë pa u realizuar kërkesat e opozitës për komisionet hetimore.

Sipas Bylykbashit, nëse vetëm një nga komisionet që kërkon opozita do ishin ngritur sot, deputetët e PD-së do i shihnin në televizor duke sjellë prova dhe denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Unë po them këtë gjë, vendimi për të mos funksionuar të gjitha komisionet është vendim që ne nuk i kthehemi mbrapsht dhe komisionet nuk do të funksionojnë. Nuk do të funksionojë as seanca plenare. Diferenca është kjo. Komisionet parlamentare që drejtohen nga socialistë kanë kuptuar që nuk mund të vazhdohet dhe janë kthyer online. Është e paligjshme, por kanë bërë atë. Kjo ishte e shtyrë për të arritur një situatë të këtij lloji për të arritur këtë lloj acarimi. Kjo ka pak rëndësi. Kjo do kalojë shumë shpejt. E gjithë kjo skenë që shohim. Ajo që mbetet është komisionet hetimore nuk ngrihen. Imagjinoni një moment. Sot të ishte ngritur një nga ato të tetë komisione hetimore. Në televizion skenat a do të ishin këto apo deputetët e opozitës duke sjellë prova përballë kamerave duke denoncuar dhe vënë në vështirësi Edi Ramën? Dhe këtu sot ne diskutojmë pse ndodh kjo situatë në parlament ndërkohë që nuk merremi me thelbin e kësaj, se Edi Rama bllokon këtë histori”, u shpreh Bylykbashi.

Ai komentoi edhe reagimin e Lulzim Bashës pas përplasjes në Komisionin e Medias mes deputetëve Gazment Bardhi e Flamur Noka me Flutura Açkën. Këtë situatë, Bylykbashi e sheh si të stisur nga Basha dhe reagimin e këtij të fundit në Twitter e vlerëson me 5 Lekë. Më herët Bardhi duke komentuar të njëjtin tweet të Bashës tha se nuk komenton batuta 2 lekëshe.

“Ajo skenë aty e stisur nga Lulzim Basha, është për të arritur këtë Twitterin 5 lekësh i Lulzim Bashës. Kaq ka pasur nevojë ai. Atij i është dashur për të bërë një situatë për të bërë një deklaratë të këtij lloji”, u shpreh Bylykbashi.

/A.R

Next Post
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

"Lulzim Basha ka vetëm strategjinë e pritjes...", Minxhozi: PD ka vendosur të vetëvritet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In