• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Zoti i drogës” u kap duke ushqyer pulat/ I dënuar me 20 vite burg për trafik narkotikësh, Alket Hatija ekstradohet në Itali

by Java News
01/09/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të enjten në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015.

50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Report Tv mëson se policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Hatija, i cili kishte humbur betejën për ekstradimin me një vendim të gjykatës kushtetuese në janar 2022, tentoi t’i largohej sapo kuptoi praninë e forcave të policisë, duke bërë rezistencë, por më në fund u prangos. Report Tv mëson se Policia e Durrësit kishte marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij, dhe prej 20 ditësh monitoronte çdo lëvizje të tij.

Të vetmet orë që Hatija ekspozohej ishin ato të mëngjesit, kohë kur edhe në hotel kishte lëvizje minimale të pushuesve. Vetëm disa orë pas arrestimit në Durrës, Hatija iu dorëzua autoriteteve italiane, të cilat do të përllogarisin edhe njëherë kohën e burgimit që i ka mbetur për të vuajtur, për shkak se 50-vjeçari ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-ën, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos./m.j

Next Post
Zyrtarizohet gara/ Ibsen Elezi sfidon Sali Berishën për kreun e PD-së

Berisha paralajmëroi protesta, ironizon ish kreu i PD: Në janar nuk dalim se kemi ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In