• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zot, mos i ço nga gjumi

by Frrok Çupi
16/04/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Se atë çast kur të hapin sytë, do të  shikojnë tjetër gjë nga çfarë ishin duke parë ëndërr dhe do të buçasin të gjitha: E para do të thyejnë shtratin ku janë, pastaj edhe dritaret e dhomës, më vonë fqinjët dhe komisionerët e zgjedhjeve që hanë picat e fundit në sallën e madhe të kutive të votimit.

Këta po kërcënojnë paqen sikur të fitojnë, por po kërcënojnë edhe sikur të mos fitojnë.

Të gjitha turbulencat e jetës së vendit kanë ardhur prej tyre, pikërisht kur janë zgjuar nga gjumi dhe kanë parë realitetin. Opozita e tanishme, që në fakt është një pushtet i vjetër dhe i regjur, sa herë ka pasur zgjedhje, gjithmonë ka humbur; por gjithmonë ka thënë se ‘ka fituar’.

Edhe kësaj here ka hyrë në një ëndërr të ëmbël dhe vetëm mërmërit ‘Mirë se u gjeta!, Mirë se u gjeta!, Mirë se u gjeta!’’ (Oshgjetën, oshgjetën!’, thërrasin ushtarët e sulltanit kur vijnë nga betejat e fituara). Këta të gjithë besojnë se e kanë të fituar ditën e zgjedhjeve. Bashës së PD nuk i pret puna dhe ka dërguar përpara kasnecët që thërrasin ‘Rama ik’, që do të thotë se ‘nuk e pret puna’ sa Rama të mbledhë penelat e të largohet nga studio. Edhe Mona thotë se do të fitojë afër 100 vende në Parlament, nga 140 që ka gjithsej. Shkruesit e tyre në internet janë akoma më të përparuar: ‘Ore, ti Ramziu, do të ikësh tani apo si e ke punën!? Nuk presim më! O ik o të erdhëm!’. Nuk e dinë as se nga vijnë, as se të gjithë janë anonimë, pa emër e pa mbiemër, pa integritet…

Më e mira do të ishte të mos zgjoheshin nga gjumi, ose të zgjoheshin një nga një çdo ditë, aq sa të mos bënin dot turmë. Por që të ndodhë kjo  do të duheshin nja 200 ose300 mijë ditë. Njeriu nuk është fajtor (si unë në këtë rast) pse gjen zgjidhje naive në një moment si ky kur ke të bësh me një stuhi mentale që mund të vijë menjëherë sapo të shikojnë me sy realitetin se nuk kanë fituar gjë. Opozitarët e tanishëm, të paktën prej dy vjetësh, janë mësuar thellë në errësirën e pusit; po ta shikojnë realitetin menjëherë- atëherë drita bën dëm. Dy vjet që kanë dalë nga Parlamenti; dy vjet që vërtiten sa andej këndej nëpër shkretëtirën e pushtetit; dy vjet që luten në formë dhune “Rama ik!”, duke dashur të thonë “O zot, na e lë pak vendin mor burrë, ik ti e të vijmë ne veç dy ditë!’.

Ky grupim që erdhi me plot shpresë në politikën shqiptare, domethënë erdhën paraardhësit e tyre indigjenë që krijuan pluralizmin politik në dhjetor 1990, megjithatë nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet. Në mars 1992 fituan zgjedhjet për shkak të një tërbimi të drejtë popullor kundër diktaturës. Vaslav Havel i Çekisë, ka thënë se të gjithë ne të vendeve komuniste, fituam atë rast, sepse ishim në konsensus me të majtët. Kjo ndodhi në Shqipëri. Në vitin 1992, korrik (4 muaj pas marsit) këta humbën thellë; humbën sepse i thanë aleatit të majtë ‘Ik se të vrava tani që u zgjova!’. Në vitin 1994 humbën Referendumin për Kushtetutën; ndërsa në vitin 1996 fituan 1001 deri 1005 për qind. Votat e popullit i grinë dhe shkaktuan luftën. Në luftën e  vitit 1997 që udhëhoqën këta, humbi shteti, ekonomia, populli dhe individi. Ra në gropë, por në atë gropë shteti nuk fjeti…

Tani kanë rënë këta në gjumë duke parë ëndërr me fitore. Po u zgjuan dhe gjetën fitoren 1001 për qind, atëherë e groposën edhe një herë atdheun. Por do të zgjohen e do të shikojnë një Shqipëri më të mirë se kurrë. Atëherë çmenden më keq, këtë nuk e durojnë dot…

Po ça do të bëhet atë ditë? Do të jenë duke parë ëndërr të lumtur edhe atë ditë!  O zot mos i ço prej gjumit.

Next Post
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

Luftoni për rotacionin, mos gënjeni për ndryshimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In