• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoran Zaev: Ishin gjashtë deputetë të VMRO-së që e ndihën dhunën

by Java News
12/05/2017 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë deputetë të VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, kanë ndihmuar dhunën në Kuvend më 27 prill ku në shënjestër të protestuesve ishin deputetët e LSDM-së dhe partive shqiptare, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Publike e Shkupit për ngjarjet në institucionin ligjvënës.

“Dy deputetë të VMRO DPMNE-së kanë marrë pjesë në heqjen e profileve të hekurit nga dera kryesore kurse katër të tjerë kanë orientuar masën për tek salla e konferencës për mediat ku gjendeshin deputetët e shumicës parlamentare. Këtë e them nga dëshmitë e siguruara nga incizimet brenda Kuvendit, por edhe nga ato që tanimë po qarkullojnë në opinion. Nuk e di se si këtë nuk po e shohin kolegët deputetë nga VMRO-ja”, ka deklaruar Zaev.

Kreu i LSDM-së dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër tha se qëllimi i grupit që pushtoi Kuvendin ishte, sipas tij, “vrasja e deputetëve të partisë së tij, por edhe të partive tjera të shumicës parlamentare”. Ai tha se dëshmitë që ka paraqitur do t’i shërbejnë zbardhjes së këtij rasti të tmerrshëm të paraparë jo vetëm në Maqedoni por edhe në asnjë vend tjetër në botë.

“Sot isha në prokurorinë publike si palë e dëmtuar, një nga ata që ishin objekt i drejtpërdrejt i sulmit nga masa e futur në Kuvend, e cila kishte për qëllim të vriste deputetë përmes një plani të hartuar mirë dhe me paramendim. Besoj se dëshmitë do të ndihmojnë në zbardhjen e dhunës dhe ia lë profesionistëve të vendosin se për cilën vepër do të përgjigjen sulmuesit”, ka deklaruar Zaev, duke kërkuar përgjegjësi për çdo veprim që kishte ndodhur natën e sulmit në Kuvend.

Nga VMRO DPMNE-ja kanë mohuar pretendimet e kreut të LSDM-së, duke theksuar se ai përmes shpifjeve të tilla tenton të fsheh, siç thuhet, “tradhtinë ndaj atdheut me miratimin e platformës së Tiranës dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mënyrë joligjore”.

Nga partia e Gruevskit thonë se me kohë janë distancuar nga aktet e dhunës, por ritheksojnë se “më 27 prill LSDM-së i ka ndodhur populli, i cili me të gjitha mjetet të mundshme do të vihet në mbrojtjen të karakterit unitar të shtetit.” Lidhur me ngjarjet në Kuvend ndaj 30 personave Prokuroria ka paraqitur kallëzime penale, dhjetë të tjerë janë identifikuar dhe pritet të ndalohen nga Policia, ndërsa me 25 të tjetër po merren në pyetje. Por, në anën tjetër tre nga organizatorët kryesorë të pushtimit të Kuvendit mbeten ende në liri duke vijuar me organizimin e protestës para Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë.

Në pyetje nuk janë marrë as punonjësit e Policisë, të cilët po ashtu dyshohen të kenë ndihmuar në sulmin ndaj deputetëve, e që ishte denoncuar edhe nga vet ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu. Ai si një nga fajtorët ka apostrofuar edhe drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov për pengimin apo moszbatimin e urdhrave për ndërhyrjen e policisë. Nuhiu kishte kërkuar shkarkimin e tij, por procedura ka mbetur në Qeveri, e cila edhe bën emërimin e tij.

Ekspertët thonë se kjo vështirë se do të ndodhë duke marrë parasysh lidhjet e tij me Qeverinë teknike, që drejtohet nga VMRO-ja. “Ministri ka kompetenca vetëm sa të propozojë por jo edhe të shkarkojë nga detyra drejtorin e Byrosë së Sigurimit Publik pasi ai zgjidhet nga qeveria dhe shkarkimi i tij është në kompetencë të Qeverisë. Duke marrë parasysh rrethanat, dihet se ajo nuk do ta shkarkojë atë nga detyra, por ka edhe një mundësi tjetër e cila nuk përmendet në ligjin e Policisë, e që ka të bëjë me Prokurorinë. Nëse prokurori do të inicionte kundër drejtorit Çavkov procedurë penale, atëherë kjo do t’i mundësonte ministrit suspendimin e tij nga detyra” , thotë eksperti i sigurisë, Qebir Avziu, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTO/ Një agjent rus mban pseudonimin “shqiptari”

FOTO/ Një agjent rus mban pseudonimin “shqiptari”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In