• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zonat më të lira dhe më të shtrenjta, si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në Tiranë

by
13/08/2021 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tiranës, duhet të mendohesh mirë. Çmimet janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më parë dhe për më tepër, rritja ka vazhduar dhe në tremujorin e parë.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group, me një rritje prej 70% në krahasim me vitin referencë 2005.

Indeksi analizon dhe ecurinë e çmimeve të apartamenteve sipas zonave kryesore, brenda unazës së vogël, jashtë unazës së vogël dhe në Bllok.

Brenda unazës

Në fund të tremujorit të dytë 2021, një apartament brenda unazës kushton mesatarisht 1,173 euro/metër katror, nga rreth 700 euro në vitin 2005.

Sipas raporti, që shoqëron publikimin e indeksit, tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e parë 2021. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1,173 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,085 €/m2. Kraasuar me tremujorin e fundit 2020, në këtë gjashtëmujor, çmimet mesatare[1] janë rritur me 4.22% dhe çmimet mediane[2] me 4.47%.

[1] Çmimet mesatare shprehin çmimin e shitjes së një apartamenti në një zonë të caktuar, i cili përllogaritet si shumë e çmimeve të shitjes ndaj numrit total të apartamenteve në shitje në atë zonë.

[2] Çmimet mediane shprehin vlerën e mesit të çmimit të shitjes nga një numër apartamentesh në shitje.

Blloku

Në zonën e Bllokut, çmimi mestar i shitjes së apartamenteve arriti në 1,580 euro/metër katror në fund të tremujorit të dytë. Në vitin 2005, një apartament në Bllok kushtonte rreth 900 euro/m2.

Çmimet në Bllok filluan të rriten me shpejtësi pas vitit 2005, duke arritur në rreth 1300 euro/m2, që në vitin 2010. Pasi ranë në fillim të pandemisë, apartamentet në këtë zonë të preferuar u shtrenjtuan sërish në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pjesën e parë të 2021-shit.

Sipas Keydata, në këtë tremujor të dytë 2021, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 1,580 €/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 1,443 €/m2. Çmimet mesatare në këtë gjashtëmujor krahasuar me tremujorin e fundit 2020 janë ulur mz 0.22% ndërsa çmimet mediane janë ulur me 2.88%.

Jashtë unazës

Edhe në zonën jashtë unazës nuk mund të gjesh më apartament të lirë. Ndërsa shtrenjtimi ka filluar më vonë sesa në Bllok dhe brenda Unazës, ritmet e rritjes ishin të forta pas vitit 2019. Mesatarisht një apartament jashtë Unazës kushton rreth 1000 euro/m2, nga rreth 600 euro në vitin 2005.

Gjashtëmujori i parë 2021 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 1,034 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 982 €/m2, duke pësuar një rritje me 4.65% dhe 2.36% krahasuar me tremujorin e fundit 2020.

Njësitë më të shtrenjta dhe më të lira të Tiranës

Dy njësitë më të shtrenjta të kryeqytetit janë njësia 5 dhe ajo 10, ku çmimet mesatare janë më të larta sesa 1200 euro për metër katror.

Ndërsa njësitë më të lira janë ato të 4 dhe 6, ku çmimet luhaten në rreth 800 euro/m2.

Në njësinë administrative NUMËR 1, çmimi mesatar për metër katror ka arritur në 930 euro/m2.

Në njësinë administrative NUMËR 9, çmimi mesatar për metër katror ka arritur në gati 1,106 euro/m2.

Në njësinë administrative NUMËR 10, çmimi mesatar për metër katror ka arritur në gati 1,262 euro/m2.

Në njësinë administrative NUMËR 11, çmimi mesatar për metër katror ka arritur në gati 870 euro/m2.

/b.h

Next Post
FOTO: Shikoni si është bërë sot Mr.Bean, ja sa ka ndryshuar legjenda e humorit

FOTO: Shikoni si është bërë sot Mr.Bean, ja sa ka ndryshuar legjenda e humorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In