Plot 10 ton miell nga rezervat e shtetit pritet të shpërndahen në zonat e bllokuara në Dibër.
Shpërndarja do të nisë në bashkinë e Klosit nga prefektura e Dibrës.
Emergjencat civile raportuan sot për qarkun e Dibrës:
Në bashkinë Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në secilin prej tyre.
Akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.
Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese.
Ndërkohë akset Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht, Klos-Xibër dhe Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese.
I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike/ora/a.k