Gianfranco Zola beson se Gianluigi Buffon meriton ta fitojë “Topin e Artë”.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, deri në finale të Ligës së Kampionëve ishte një ndër favoritët për ta fituar “Topin e Artë”, por humbja Juventusit nga Real Madridi, ka zbehur gjasat e italianit që të sigurojë për herë të parë në karrierë këtë çmim prestigjioz.
Cristiano Ronaldo është tani favoriti kryesor për ta fituar sërish “Topin e Artë”, pas dy golave në fitoren e Real Madridit prej 4:1 ndaj Juventusit në finale të Champions League.
Me këtë rast, CR7 do të barazonte Leo Messin me numrin e këtyre trofeve prestigjioz, argjentinasi ka fituar më së shumti “Topin e Artë”, gjithsej pesë herë.
Sido që të jetë, pavarësisht dështimit në Ligën e Kampionëve, Gianfranco Zola beson se Gigi Buffon e meriton këtë çmim. “Ai është legjendë dhe e meriton “Topin e Artë”, si kampion dhe si person”, tha Zola, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)