Publicisti Preç Zogaj është shprehur se vendimi i Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë rusë duhet përshëndetur.
Zogaj në studion e emisionit ‘Opinion’, të hënën, theksoi se shpallja ‘non grada’ e dy diplomatëve është për t’u përshëndetur me arsyen se ky vendim ishte në një linjë me arsyen e vendeve perëndimore dhe SHBA-të.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka komunikuar sot ambasadorit rus në vendin tonë Aleksander Karpushin notën verbale për shpalljen si të padëshirueshëm të du diplomatëve të Moskës.
“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik” thuhet në njoftimin e MPJ-së./a.m.










