Analisti Preç Zogaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet vendore, duke i cilësuar si të papranueshme synimet për të fituar 100% të bashkive në vend.
“Objektivi që PS të fitojë zgjedhjet vendore është normal për çdo parti. Por objektivi për t’i fituar të gjitha bashkitë është absurditet i padëgjuar ndonjëherë. Për mendimin tim është një provokim, jo vetëm për skenën politike, por për gjithë vendin,” u shpreh Zogaj në emisionin “Trialog” në RTSH.
Ai shtoi se panorama aktuale elektorale nuk e mbështet një objektiv të tillë, duke nënvizuar se një rezultat i plotë do të ishte i mundur vetëm nëse nuk do të kishte zgjedhje reale. “Mua më duket provokim,” përfundoi Zogaj.










