Kandidati për deputet i PD-së Preç Zogaj ka komentuar sot në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24 situatën politike dhe sidomos listën e PD-së të kandidatëve për deputetë, nisur nga kritikat dhe akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha.
“Rikthehem pas 8 viteve. Rikthehem në garë por edhe në News24. Është përgjegjësi. Këtë 8-vjeçar kam ndenjur jashtë politikës aktive, parlamentit por kam marrë pjesë në politikë. Mua mu njoftua kjo dhe pastaj më thanë se është një lapsus, jo vetë Basha por bashkëpunëtorët e tij. më thanë që është një lapsus dhe do jesh i katërti. Ky sistem është eksperimentuar në 2009 për herë të parë dhe më pas në 2013. Dy herë ka vizatuar vendi me këtë sistem dhe të dyja herët kanë dalë 4 me 3 për PD”, tha Zogaj.
Ai ka rrëfyer edhe se si e ka marrë propozimin për të kandiduar për deputet nga kreu i PD-së Lulzim Basha.
“Kam pasur një bisedë nëse do dëshiroja të bëhesha pjesë e listës së PD për zgjedhjet e 25 qershorit. I jam përgjigjur po”, tha Zogaj.
Në lidhje me kritikat për përbërjen e listës, duke iu referuar akuzave të dy deputetëve demokratë Jozefina Topalli dhe Arben Imami, Zogaj tha se gjykimi i listës kur lista është bërë fakt i kryer është propagandë, shkruan ‘BalkanWeb’.
“E konsideroj të ezauruar këtë diskutim. PD është në fushatë. Është debatuar kaq shumë si asnjëherë tjetër. Në parim them se nuk ka listë të pakritikueshme. Sidomos në listat kur kryetari e bën listën. Kjo nuk ka ndodhur vetëm kësaj radhe në PD, ka ndodhur edhe më parë, edhe në PS. Ky është sistemi, kryetarët e bëjnë listën. Pavarësisht se është paralajmëruar që kjo është hera e fundit që aplikohet ky sistem. në parim nuk ka listë perfekte apo të kritikueshme. Gjykimi i listës kur lista është bërë fakt i kryer është propagandë. Kam thënë që listat janë bast i kryetarit. Unë mendoj se është një bast i fituar dhe kisha parasysh sondazhin që u publikua dy ditë më vonë”, u shpreh ai.
Sipas tij, listë pa gabime nuk mendoj se ka. “Janë të korrigjueshme, shumë më i rëndë do ishte mosrinovimi. Media i kërkon kryetarit të PD që të rinovojë listat. Konceptimi i listës do ndjekë këtë koncept politik. Ai do marrë dhe kandidatë që nuk kanë eksperiencë por duhet të marrë dhe parasysh qytetarët. Listat e kandidatëve për deputetë janë të kritikueshme. Listat janë si antologjitë me poezi. Unë bëj 100 më të bukura, por kemi dhe preferenca subjektive. Këto janë gabime të korrigjueshme në perspektivë. Tani nuk ke ça korrigjon. Një person që nuk është në listë, mund të jetë hequr padrejtësisht, politika vazhdon. PD është në pushtet, mund të rikthehet. Unë jam vet një shembull. Jam hequr nga lista dhe jam rikthyer. Mosrinovimi i PD, kjo do ishte shumë më e rëndë. Këto janë gjykim që janë bërë nga kryetari. Nuk kam forcë që të gjykojë këtë. S’mund të them se këtu ka gabim. Vet e kanë votuar këtë sistem dhe ndaj bëhesh ndonjëherë viktimë. “, tha Zogaj.
Ndër të tjera Zogaj theksoi se vendosi të kanididojë me PD-në pasi mbështeste programin.
“Në sondazhin kur u botua, një sondazh që u bë në ditën rrufeve, shpërthen sulme kundër kryetarit, nga brenda, nga jashtë, nga miq apo ish-miq. Nuk kishte ndodhur asnjëherë. E quajta dita e rrufeve. Në bazë të kësaj unë pash që gjithë kjo ditë e rrufeve, nuk kishte reflektim. Ndaj, njerëzit do flasin kur të dalë rezultat i zgjedhjeve. Ne jemi në fushatë dhe unë jam në fushatë. Ju kërkoj mirëkuptimin për këtë reagim dhe se kam zakon t’u shmangem pyetjeve. Pse kam pranuar kandidimin në emër të PD? Pasi besoj tek programi. E konsideroj këtë program, ka vizion. Listë pa gabime nuk mendoj se ka. Janë të korrigjueshme, shumë më i rëndë do ishte mosrivonivimi. Media i kërkon kryetarit të PD që të rinovojë listat. Basha kërkon një politikë të re, mbështet tek demokracia pjesëmarrëse. Konceptimi i listës do ndjekë këtë koncept politik. Ai do marrë dhe kandidatë që nuk kanë eksperiencë por duhet të marrë dhe parasysh qytetarët. Ka kohë që për shkak të sistemit nuk votohet njeri”, theksoi ai.