• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zjarrvënësit janë barbarë që e meritojnë të kalben në burg, vrasin shpirtin e atdheut”

by A R
03/09/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë të premte të gjithë personat që u angazhuan në shuarjen e flakëve gjatë muajit Gusht në vendin tonë. Ai falenderoi Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Emergjencat Civile, autoritetet lokale etj. Megjithatë, kreu i qeverisë u ndal në një pikë, zjarrvënësit. Ai u shpreh se personat që ndezin zjarre dhe shkatërrojnë “mushkëritë” e vendit dhe “vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë, mundimet, djersën, përkushtimin e shumë e shumë gjeneratave”.

Sipas Ramës, këta persona meritojnë të dënohen me burg dhe u shpreh se shpreson që gjykatat të japin vendimet e duhura. Kjo sipas kryeministrit do të bëjë që të parandalohen shumë ngjarje në të ardhmen pasi u jepet mesazhi atyre që mund të jenë zjarrvënës potencial.

“Nuk mund të rri pa theksuar aspektin kriminal të gjithë këtyre vatrave të zjarrit të cilat në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes dramatike të temperaturave, kudo në botë, por në një pjesë të konsiderueshme janë rezultat i barbarisë së atyre që me një shkrepëse, me një shishe benzinë vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë, mundimet, djersën, përkushtimin e shumë e shumë gjeneratave duke privuar nga qoftë edhe një qelizë e mushkërive të gjelbërta të këtij vendi, fëmijët e këtij vendi. Më vjen mirë që Policia ka pasur një aktivitet jo vetëm intensiv, por edhe rezultativ. Ka arritur të çojë prapa hekurave një numër jo të vogël barbarësh, të cilët nuk meritojnë të jenë të lirë mes komuniteteve dhe qytetarëve të këtij vendi. Meritojnë të kalben prapa hekurave dhe shpresoj shumë që gjykatat do t’i japin vendimet e duhura dhe uroj shumë që gjykatësit që do të japin këto vendime të jenë në lartësinë e dhimbjes për kaq shumë vlera natyrore të dëmtuara dhe për kaq shumë pemë, burime jete, të shkatërruara. Këto nuk janë pasuria e askujt individualisht, janë pasuria e të gjithëve bashkë dhe ato janë thesari që kemi detyrimin t’ua shtojmë dhe tua trashëgojmë fëmijëve tanë. Ky është një vendim që gjykatësit do t’a japin për fëmijët e tyre. Uroj të bëjnë gjënë e duhur dhe që këta  kriminelë barbarë jo vetëm të kalben në burg, por edhe të shërbejnë për t’u dhënë mesazh atyre që potencialisht mund t’u ngjajnë kur vjen vera e ardhshme”.

Dy persona humbën jetën si pasojë e flakëve në Shqipëri, por Rama tha se numri i viktimave mund të ishte më i madh, por u parandalua nga trupat shqiptare.

“Rritja e temperaturave në vetvete përbën potencial të lartë për zjarre dhe përmbytje, dora e njeriut të shtojë nga vetja për të vënë përpara një sfide gjithë këta prindër, për të vënë përpara një sfide gjithë këta bij e këta bija, prindër të këtij vendi dhe për të ndezur zjarre që shkojnë deri aty ku marrin edhe jetë. Falë trupave janë shpëtuar edhe jetë. Një tragjedi si ajo që përmendëm me humbjen e dy prindërve është shumë e madhe për fëmijët e tyre, por parafytyrimi se mund të kishin qenë shumë më tepër se kaq e bën revoltën dhe nevojën për ndëshkim të zjarrvënësve shumë më të madh”, u shpreh Rama.

Gjatë muajit Gusht në Shqipëri shpërthyen me qindra vatra zjarri duke krijuar situata të rrezikshme në disa zona të ndryshme të vendit. Një pjesë e vatrave ishin ndezur nga dora e njeriut dhe për këtë arsye janë arrestuar disa persona.

/a.r

Next Post
Ilaçet e vjedhura ua shiste pacientëve me COVID/ Infermieri pranon krimin. Dëshmia: Kisha borxhe dhe kredi për të larë

“Kam borxhe dhe kredi!”/ Lihet në burg infermieri i spitalit të Korçës. Vodhi 10 milionë lekë barna të pacientëve me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In