Vjollca Shkreli, një nga bashkëpronaret e Monumentit Kulturor “Sarajet e Toptanit” ka thënë në një intervistë televizive se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë.
“Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit”, u shpreh zonja.
“Sarajet e Toptanit” në qendër të Tiranës u përfshi nga zjarri mesnatën e mbrëmshme. Sipas policisë zjarri ishte i qëllimtë, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur autorin, i cili shfaqet duke ikur me vrap me një shishe benzine në duar.
/a.r