Situata nga zjarret vijon të jetë shqetësuese në disa zona të vendit. Në Klos, në fshatin Patin është riaktivizuar vatra e zjarrit ku flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa pranë.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe për këtë arsye kërkohet ndërhyrje me helikopter për shuarjen e flakëve.
Të paktën 15 hektarë pyje janë djegur ndërkohë zjarri favorizohet nga era./a.m.










