• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarri që shkaktoi 4 viktima në spital, familjarët kërkojnë dëmshpërblim

by A R
28/07/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e viktimave që mbetën të djegur tre ditë më parë në një spital privat, kanë kërkuar dëmshpërblim.

Disa prej të afërmve të pacienteve Hani Malit dhe Sanie Sulajt, pretendojnë për një dëmshpërblim financiar për jetët e humbura. Sipas tyre, të afërmet e tyre kanë qënë në dorëzim nga ana e spitalit privat dhe për pasojë ishin duke marrë shërbimin që u takonte me ligj. Por për shkak të kushteve jo të mira të sigurisë dhe teknikës së shuarjes së zjarreve, këto dy shtetase kanë ndërruar jetë. Sipas familjarëve vdekja e tyre nuk ka ardhur për shkak të plagëve të marra por për shkak të asfiksisë, pasi ndihma e spitalit është dhënë me vonesë, dhe për pasojë Hani Mali dhe Sanie Sulaj janë mbytur për shkak të tymit.

Disa prej familjarëve thonë se pas gjithë asaj që ndodhi, dy gratë kanë qëndruar të shtrira në tokë pasi nuk mund të largoheshin për shkak se ishin të lidhura me makinerinë e hemodializës. Ndërhyrja e stafit të sigurisë së spitalit dhe mjekët, ka qenë e vonuar dhe për pasojë, sipas tyre ka ardhur dhe vdekja e grave. Nuk dihet me saktësi nëse në ditët në vijim familjarët e viktimave ti drejtohen gjykatës së Tiranës me padi për dëmshpërblim financiar, por ka shumë gjasa që një veprim i tillë të ndodhë në vazhdim. I gjithë pavjoni i hemodializës është përfshirë nga flakët e zjarit pasi njëri nga pacientët e këtij spitali Lefter Canaj, ka lyer me 1.5 litra benzinë pacientin tjetër Dashamir Saraçi, duke i vënë më pas zjarrin. E gjithë skena është riregjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që shumë pranë vendit të ngjarjes ka qenë dhe një infermier i spitalit. Autori i krimit Lefter Cenaj kishte futur në çantën e tij shishen e benzinës, ndërkohë që askush nuk e kishte kontrolluar tek dera hyrëse e spitalit Amerikan./Shqiptarja/a.m.

Next Post

Kriza ekonomike, tregu që lulëzon është ai veshjeve të përdorura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana, 1 vit pa kryetar”, kryeministri Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se çfarë ka bërë Erion Veliaj

“Tirana, 1 vit pa kryetar”, kryeministri Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se çfarë ka bërë Erion Veliaj

December 30, 2025
Kanosi një shtetas të huaj, Policia e Tiranës ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

Kanosi një shtetas të huaj, Policia e Tiranës ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

December 30, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 31 dhjetor 2025

December 30, 2025
Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

December 30, 2025
Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

December 30, 2025
Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

December 30, 2025
“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

December 30, 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

December 30, 2025
Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

December 30, 2025
Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com