Një zjarr i madh shpërtheu në një kullë 33 katëshe në Ulsan të Koresë së Jugut.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes.
Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri filloi nga kati i dymbëdhjetë i ndërtesës dhe u përhah me shpejtësi në katet e tjera.
Qindra njerëz u detyruan të evakuohen dhe më shumë se 80 prej tyre u shtruan në spital për shkak të asfiksisë nga tymi.
Pas më se 13 orë, zjarrfikësit arritën të ndalonin flakët të përhapeshin më tej, sipas Yonhap News.
g.kosovari