Zjarri që ra pak ditë më parë në tregun e Laçit ka qenë i qëllimshëm. Në këtë përfundim ka arritur Policia e Kurbinit pas informacioneve të mbledhura.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se tregu i shkrumbuar nuk ka qenë i regjistruar si biznes, dhe për pasojë ka ushtruar aktivitet në mënyrë informale.
Policia thotë se në përfundimin që zjarri ka qenë i qëllimshëm ka ardhur pas dëshmive të shumta, ndërsa ende mbetet mister autori.
Tregtarët nga ana tjetër flasin për dëme të mëdha financiare, ndërsa thonë se ky aktivitetet për shumicën ishte e vetmja e ardhur për familjet e tyre.
Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me djegien e tregut, por ende nuk ka asnjë person të proceduar.
/a.rada