• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zjarri në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona, gjykata jep vendimin për të akuzuarit

by A R
06/06/2023 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Tetovë dha të hënën vendimin, lidhur me rastin e djegies së spitalit modular të koronavirusit në shtator të vitit 2021 në këtë qytet.

Dy ish-drejtorët e akuzuar të spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi morën “dënime me kusht” (dënime me kusht prej një viti e gjysmë, që do t’i çonte në burg në rast se brenda një periudhe prej tre vjetësh kryejnë një vepër penale), ndërsa mjeku Boban Vuçevski u lirua nga akuzat.

Prokuroria akuzonte zotin Besimi dhe zotin Etemi për “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjekun Vuçevski për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona, pacientë që po trajtoheshin për koronavirusin dhe si familjarë të tyre, të cilët kujdeseshin për ta.

Prania e familjarëve në hapsirat e spitalit pranë të sëmurëve bëri qp akuzat të shtohen kundër drejtuesve të institucionit shëndetësor, megjithëse shkaku i zjarrit, sipas hetimeve ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një prizë zgjatuese.

Po ashtu spitalit i mungonin pajisjet kundër zjarrit.

Gjykata vlerësoi se të akuzuarit “Besimi dhe Etemi janë fajtorë sepse kanë shkaktuar rrezik ndaj jestës së pacientëve dhe familjarëve të tyre të ndodhur brenda spitalit në çastin kur ka shpërthyer zjarri”. Ata duhet të paguajë nga një milion denarë (rreth 17.500 dollarë) familjarëve të viktimave, teksa këta të fundit do të mund të kërkojnë dëmshpërblime me një procedurë civile.

Në vendimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit nuk kishin vendosur mjete të duhura për mbrojtje nga zjarri, duke rrezikuar jetën e njerezve dhe pacientëve të prekur nga COVID-19.

Vendimi u përshëndet me duartrokitje jashta gjykatës nga mbështetës të mjekut Vuçevski, i liruar nga akuzat.

Ish-drejtori Florin Besimi u deklarua i pafajshëm, teksa tha se nuk e kuptonte akt-vendimin e gjykatës.

“Provat dhe faktet e dorëzuara në gjykatë e dëshmojnë pafajësinë time”, u shpreh Besimi duke theksuar se ai vetë nuk kishte lidhje me spitalin modular, as në realizimin dhe mbikëqyrjen e tij.

Ndërkohë, ai paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin në një instancë më të lartë gjyqësore.

Në këtë rast tragjik të ndodhur më 8 shtator, të vitit 2021 të paktën 12 persona të tjerë u lënduan. Pas kritikave të shumta dhe pakënaqësive në opinionin publik, autoritetet angazhuan pas pak muajsh ekspertë gjermanë që të zhvillojnë hetime dhe ekspertiza e tyre u bë në laboratorë jashtë Maqedonisë së Veriut. Procesi gjyqësor filloi në dhjetor të vitit 2022.

/a.r

Next Post
“Det spektakolar dhe peshk i freskët”, Shqipëria në krye të 8 destinacioneve turistike të italianëve

“Det spektakolar dhe peshk i freskët”, Shqipëria në krye të 8 destinacioneve turistike të italianëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com