• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarri në Shkodër lë pas papunësi e dhimbje, tregtarët mes lotësh: Kemi bukën e gojës këtu

by A R
15/06/2024 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri i rënë pasditen e ditës së djeshme në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës në tregun e rrobave të përdorura, ka lënë dhjetëra tregtarë pa punë e pa mall pasi i është djegur i gjithi. Mes trishtimit dhe apelit për ndihmë, tregtarët në Shkodër bëjnë apel që shteti të mendojë për ato pasi me atë punë kanë mbajtur familjen.

Tregtarja 1: Aman mor. Ne jemi në rregull me çdo gjë, çfarë na kanë kërkuar, i kemi paguar. Kemi miliona, kemi shpirtin, kemi zemrën, çdo gjë e kemi këtu. Po shqyqr i madh Zoti që kemi shpëtuar me kokë. Shteti të mendojë për ne se e kemi bukën e gojës, një ditë pa punë këtu, një ditë pa bukë. Kemi familje, kemi njerëz të sëmurë nëpër shtëpia. Ne jemi të gjithë nevojtarë, jemi shtresë më e lodhur e shoqërisë. I kemi me djersë e me gjakun e shpirtin tonë, ju lutem vini dorën në zemër për këto familje këtu. Jam komplet e shokuar, nuk di çfarë të them. Jemi të gjitha me halle e probleme.

Tregtarja 2: Ne kemi tregun këtu. 22 vjet që punojmë këtu. Kemi rritur fëmijët me këtë punë. Nuk e di se si ndodhi. Nuk ka qenë asnjëherë me ndodhë kjo punë. I gjithë malli ka qenë brenda. Unë për vete i kam aty brenda 10 milionë. Na ka fikur. Ne jetojmë 6 veta vetëm me këtë punë, nuk kemi të ardhura të tjera 22 vjet. Tregu ka pasur roje. Nuk dimë nga ka ardhur zjarri se ne deri në 1 e gjysëm kemi punuar, kemi mbyllur mallin dhe kemi ikur të gjithë nëpër shtëpia. Roja ka qenë aty. SI ndodhi një Zot e di. Ne duam ndihmë nga shteti dhe për të na bërë një treg tjetër se ne jemi në rrugë të madhe.

Tregtarja 3: Kemi pasur bukën e gojës, vij nga Berdica këtu. Komplet malli është djegur sikur e kam marrë. E kemi bërë me 1 mijë halle, duke e blerë vendin me borxhe për të jetuar, tani na doli dhe kjo punë.

Tregtarja 4: Apeli më i madh është të na gjejnë punën, çdo gjë është shkrumbuar.

Një prononcim për mediat ka dhënë edhe zjarrfikësi, i cili ka punuar së bashku me strukturat e rjera për shuarjen e flakëve në tregun e rrobave, i cili ka thënë se nuk janë ndeshur më parë me një situatë të tillë në Shkodër.

Zjarrfikësi: Pasi ka ardhur njoftimi, kemi vënë në eficencë 7 mjete zjarrfikëse përsa i përket shuarjes së zjarrit në tregun e lagjes Perash. Në këtë operacion janë angazhuar të gjithë mjetet dhe po ashtu na kanë ardhur në ndihmë dhe nga qytete të tjera. Ka qenë një nga rastet më të vështira, zjarri ka qenë i menjëhershëm, kishte një vrull të paparë që nuk na kishte ndodhur ndonjëherë në zonën e Shkodrës.

/a.r

Next Post
Protesta para Bashkisë së Tiranës, arrestohet 39-vjeçari për molotovët e dhunën ndaj policisë

Protesta para Bashkisë së Tiranës, arrestohet 39-vjeçari për molotovët e dhunën ndaj policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

December 27, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

December 27, 2025
“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

December 27, 2025
Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

December 27, 2025
“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

December 27, 2025
E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

December 27, 2025
Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

December 27, 2025
Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike! Prindërit kanë dështuar! Shteti të bëjë detyrën!!

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com