Një dhomë në konviktin e studenteve në Elbasan, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Sipas raportuesit të “JOQ”, zjarri ka rënë pasi studentet kanë lënë ndezur rezistencën, duke shkaktuar më pas zjarr brenda në dhomë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Siç duket edhe në video, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje duke shuar zjarrin.










