Policia ka arrestuar një 42-vjeçar për zjarrin në fshatin Jarua të Fierit. Në pranga ra banuesi i këtij fshati, F.Rr. 42 vjeç. Ky i fundit po digjte barishtet në tokën e tij, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.
42-vjeçari u arrestua pak orë pas përhapjes së flakëve pas indentifikimit nga policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r