Policia ka dalë me njoftim zyrtar për incidentin në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë e cila u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.
Blutë e Lezhës njoftojnë se nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Krahas forcave në Lezhë, është kërkuar edhe ndihma e zjarrëfikëseve të Kurbinit.
Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.
“Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore”, bën me dije policia.
Nga ana tjetër punonjësit e kanë parë fabrikën e peshkut në Lezhë teksa shkrumbohet në orët e para të mëngjesit.
Flakët kanë përpirë të gjithë fabrikën, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në betejë me flakët.
Zjarri dyshohet të ketë rënë te ambienti ku mbahen frigoriferët.
g.kosovari