Policia ka arritur të vërë para përgjegjësisë një nga autorët shkakëtarë të zjarrvënies në Dukat-Karaburun.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ali Abilaj, 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi më datë 03.08.2017, në Dukar-Karaburun, ka vendosur zjarrëvenie në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe pyjore prej 7 dynym.
Nga hetimi paraprak i policisë rezulton se ky shtetas është çoban, dhe ka qënë duke kullotur bagëtitë në këtë pjesë të territori të Ishullit të Sazanit. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.