Të shumtë kanë qenë historianët, artistët dhe qytetarët që kanë komentuar me shqetësim zjarrin që ra sot na Bibliotekën Kombëtarë, ku dyshohet se janë djegur libra dhe dokumente të rralla, megjithëse institucionet zyrtare e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ngjarja mund të ishte shmangur thotë historiani dhe politikani Pasklal Milo, por sipas tij prej 26 vitesh nuk është bërë asnjë investim
Milo shkruan se kjo që ndodhi sot është një sinjal alarmi për të kthyer vëmendjen në fushën e kulturës dhe artit.
“Keqardhje për zjarrin që ra në fondet e Bibliotekës Kombëtare. Në rrezik thesaret e kulturës kombëtare. Sinjal alarmi për të kthyer vëmendje prioritare në fushat e kulturës, artit dhe shkencës. Ne që kemi kaluar një pjesë të madhe të jetës aty ndjejmë keqardhje që për mbi 26 vite nuk është bërë asnjë investim serioz me gjithë premtimet e shumta që janë bërë nga të gjitha qeveritë”, shkruan Paskal Milo.
a.ç











