• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjencat në Gjirokastër/ Zjarrfikësit nuk thirren vetëm për të shuar zjarre

by Ardit Rada
23/01/2021 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e ndërhyrjeve të shpëtimit në banesa, sidomos rastet aksidentale të mbylljes së dyerve janë shtuar mjaft së fundi në të gjithë territorin që mbulon shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër.

Zjarrfikësit flasin për raste veçanërisht emocionale kur iu është dashur të shpëtojnë fëmijë të mitur, të moshuar, të sëmurë, të paralizuar, njerëz që kanë kërkuar ndihmë në dukje për një emergjencë të vogël por që kërkon përpjekje të mëdha sipas tyre.

“Një fëmijë i vogël ishte midis tre dhe katër vjeç, i kishte mbyllur derën prindërve, pallati ishte 10-katësh dhe ne duhej të zbrisnim në katin e shtatë. Shkuam me shpejtësi atje duke qenë se dyert e dritaret e shtëpisë ishin të hapura, rrezikonte që fëmija të dilte në ballkon apo dalje të tjera dhe të hidhej. Zbrita me litar dhe e gjeta fëmijën brenda, për fat nuk kishte dalë në ballkon. Edhe fëmija u çudit kur më pa mua brenda ambjenteve të shtëpisë. Ishte rast i veçantë, familjarët dhe prindërit po qanin”  tregon zjarrëfikësi Afrim Çako.

Ai rrëfen se ky ishte një rast emocional për të. “Ne jemi prindër vetë. Imagjino të kesh fëmijën e vogël atje që në çdo moment të rrezikojë jetën, mund të luajë me një shkrepëse, mund të bëjë një veprim të gabuar, mund të pijë ilaçe, mund të bëjë çdo gjë”.

Në shumicën e emergjencave mjeti kryesor duket se është litari që lidhet në forma të ndryshme sipas rastit ndërsa zjarrfikësit bëjnë thirrje për një autoshkallë për shkak të shtimit të numrit të rasteve kur kemi bllokime dyersh dhe emergjenca në katet e sipërme të pallateve, jo vetëm për dyert por edhe zjarret që mund të kthehen në emergjenca nga momenti në moment.

“Kjo është tipike. Ne kemi 5-6 raste deri në 10 raste në muaj të ndërhyrjeve të tilla. Mund të ishte një ndihmë nëse ne do të kishim autoshkallë që ne nuk e kemi. Është shumë e nevojshme jo vetëm për operacionet e tilla por sidomos për të ndërhyrë në rast zjarri. Imagjino një zjarr në kat të shtatë, në kat të tetë me autoshkallë zjarrfikësi nuk futet fare në banesë por nga jashtë ndërhyn me ujë pa ju rrezikuar jeta fare”, sqaron Kujtim Bizhga, komandant i shërbimit.

Emergjencat e shkaktuara prej mbylljes aksidentale të dyerve të blinduara janë mes arsyeve kryesore të telefonatave që i drejtohen shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër. Shpeshtësia e thirrjeve ka bërë që për rastet kur nuk rrezikohet jeta e personave në banesë zjarrfikësit të vendosin tarifa fikse për shërbimin, të ardhura që planifikohen të përdoren për modernizimin e pajisjeve./a.p

Next Post
Veliaj në Rrogozhinë ironizon Berishën: “Është 77-vjeç dhe thotë jam ndryshimi; Basha ende s’ka kërkuar ndjesë për 21 janarin”

Veliaj në Rrogozhinë ironizon Berishën: “Është 77-vjeç dhe thotë jam ndryshimi; Basha ende s’ka kërkuar ndjesë për 21 janarin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In