Bujar Nishani dha një intervistë për emisionin “Byro Politike”.
Ai ka komentuar situatën aktuale në vend dhe atë brenda Partisë Demokratike.
Nishani i bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha, që të jetë më zemërhapur dhe më gjithëpërfshirës, pasi nuk mund të bëhet bashkimi i kontributeve me ndërmjetës, por duhet ai që të marrë këtë hap.
“Ruaj respektin për ta, kemi qenë bashkëpunëtorë, kanë kontribute në PD, për shtetin, në institucione etj.
Ata duhet të jenë të bashkuar, por kjo nuk bëhet me fjalë.
Do të doja që të gjitha resurset dhe potencialet e PD-së, të riaktivizoheshin, të rishfaqeshin dhe të riorganizoheshin.
Kjo duhet të bërë nga kryetari i partisë, ai duhet të jetë më zemërhapur dhe më gjithëpërfshirës, dhe më pas çdonjëri duhet ta respektojë institucionin e kryetarit”, tha Nishani.










