Banorët e fshatit turistik të Voskopojës kërkojnë ndihmë sepse një vatër e madhe zjarri që po djeg pyjet në zonën mes Voskopojës dhe Lekasit po i afrohet fshatit.
Shtëllungat e mëdha të tymit duken qartë në zonën perëndimore të fshatit dhe me shpejtesinë e lëvizjes së flakëve banorët thonë se rrezikohen banesat dhe Kishat e famshme të kësaj zone.
Kjo vatër zjarri është aktivizuar prej disa ditësh dhe emergjencat civile e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për ta vënë nën kontroll. /b.d