• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret shkatërrojnë qindra hektarë pyje e kullota në tre qarqe të vendit, në terren edhe dy helikopterë nga Holanda e Çekia

by
16/08/2021 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë vendin po punohet për shuarjen e 10 vatrave masive të zjarrit, një pjesë e të cilave janë të reja dhe një pjesë janë favorizuar nga era e fortë.

Një vatër e re zjarri është shfaqur, nën ndikimin e erës në Malin e Tërbunit të Bashkisë së Pukës, e cila rrezikon kurorën e qytetit, por nuk ka rrezik për banesa. Prej një jave  situata vazhdon të jetë e rënduar edhe në fshatin Patalej të Lezhës. Pasditen e së shtunës dhe gjatë së dielës, si pasojë  edhe e erës, flakët kanë zgjeruar territorin e tyre edhe në fshatin Molung, i cili shtrihet në Bashkinë e Mirditës. Në këtë zonë janë djegur rreth 30 hektarë shkurre. Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, ushtria dhe shërbimi pyjor, ndërsa gjatë së dielës ka pasur ndërhyrje edhe nga ajri me anë të helikopterëve. Autoritetet  thonë se flakët janë nën kontroll.

Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi edhe në Verilindje të fshati Lalm të Lezhës  dhe në Katund të Vjetër në zonën e Mirditës. Në këto fshatra nuk rrezikohen banesa. “Ka filluar ndërhyrjen nga ajri helikopteri çek për izolimin e zjarrit e më pas do të ndërhyhet me forca ushtarake e bashkiake për të bërë krehjen e plotë të perimetrit të vatrës, në mënyrë që të bëhet izolimi i plotë”, sqaron ministria. Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë. Sipërfaqja e përshkruar deri tani është 30 hektarë, ndërsa është djegur rreth 15 hektarë shkurre dhe pemë. Situata e rënduar paraqitet edhe në fshatin Thirrë të Mirditës. Si pasojë e flakëve, 220 hektarë ah, pishë, dushk dhe bimësi të  tjera janë shkrumbuar.

Gjithashtu, flakët kanë djegur edhe  140 hektarë kullota. Për shkak  të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse  nëpërmjet tokës është e vështirë, ndërsa në aksion për shuarjen e flakëve është angazhuar  edhe një helikopter holandez. Edhe në këtë zonë kanë ndërhyrë Forcat e Armatosura në  përpjekje për vënien nën kontroll të flakëve. Situatë problem- atike nga zjarri paraqitet edhe  në fshatin Flet të Fushë-Arrëz- it. Prania e linjës së tensionit të  lartë ka pamundësuar ndërhyrjen e helikopterit holandez, i cili ka ndërprerë punën  për shuarjen e kësaj vatre zjarri.

Ministria e Mbrojtjes tha se  në këtë zonë ndodhen të dislokuara 100 forca të ushtrisë dhe pushtetit vendor. Flakët vazhdojnë të djegin prej ditësh masive me shkurre edhe në zonën e tunelit të Kalimashit. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, Njësia Administrative Malzi, Bashkia Kukës, vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga Bashkia Kukës, si dhe angazhimi nga ajri me helikopter. Sot po  vijon puna edhe nga forcat zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe  forcat vullnetare. Por terreni për ndërhyrjen e forcave nga toka është i vështirë, gjë që ndërlikon izolimin e zonës.

Një  panoramë e tillë paraqitet edhe në fshatin Dardhë, ku po punohet për të izoluar flakët. Ndërkohë, zjarri në fshatin Kaçni, Njësia Administrative  Selishtë, Bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke u afruar në masivin me pisha në territorin e Bashkisë Klos. Zjarri po përhapet në zonë pyjore, por me intensitet mesatar, duke përfshirë rreth 20 hektarë. Për izolimin e zjarrit janë angazhuar gjatë së dielës rreth 30 forca të Bashkisë Dibër, si zjarrfikës, forca pyjore, të bashkisë  e vullnetarë. Për shuarjen e plotë të zjarrit janë angazhuar edhe forca nga Bashkia Mat.

VATRAT E VËNA NËN KONTROLL

Ndërkaq, në fshatin Kryezi, fatmirësisht zjarri është vënë nën kontroll. Pasditen e së dielës zjarri u vu nën kontroll edhe në fshatin Zejmen të Lezhës. Kanë qenë dy zjarrfikëse që kanë bërë të mundur pengimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve, që rrezikonin godinën e Njësisë Administrative si dhe banesat përreth. Situata paraqitet e normalizuar në vatrën e zjarrit në Malin e Tërbunit në Pukë, ku ende po punojnë mbi 50 forca të FA për të kryer krehjen e zonës. “Nuk paraqitet rrezik për banesat dhe po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të vatrës në Qafë- Murrë, Njësia Administrative Selishtë, Dibër. Zjarri ka  kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët”,  sqaron Ministria e Mbrojtjes.

DY HELIKOPTERË NGA JASHTË PËR SHUARJEN E FLAKËVE

Ndërsa më shumë se 200 forca ushtarake nga radhët e Forcave të Armatosura po punojnë me kazma dhe lopata për shuarjen e zjarreve në terren krahas atyre zjarrfikëse, në operacione janë angazhuar vetëm dy helikopterë, të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit. Një prej helikopterëve që bën të mundur shuarjen e flakëve nga ajri është nga Holanda, ndërsa tjetri ka ardhur nga Republika Çeke.

/b.h

Next Post
“Më thanë të bëja plane për vdekjen”/ Aktorja e njohur tregon si është të jetosh me sklerozën e shumëfishtë

"Më thanë të bëja plane për vdekjen"/ Aktorja e njohur tregon si është të jetosh me sklerozën e shumëfishtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In