• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret përkeqësojnë situatën në Gramsh, mbi 150 forca në terren për izolimin e flakëve

by B K
12/08/2025 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata nga zjarret në bashkinë Gramsh vijon të jetë shumë e rënduar dhe me rrezik të lartë për jetën e banorëve dhe pronat.

Burime zyrtare konfirmojnë se zjarri që nisi në fshatin Kullollas, në njësinë administrative Skënderbegas, është përhapur me shpejtësi duke përfshirë zona të banuara dhe shkaktuar një humbje jete tragjike.Evakuimi i banorëve është në proces, megjithatë pjesa më e madhe e tyre po përballen me vështirësi për të dalë nga zona, për shkak të tymit të dendur dhe flakëve të fuqishme.

Ndërkohë, zjarri po avancon drejt vetë fshatit Skënderbegas, duke vendosur banesat në rrezik të drejtpërdrejtë. Për të ndihmuar në izolimin e vatrës, një helikopter është angazhuar nga ajri, por përhapja e flakëve mbetet e vështirë për t’u kontrolluar.Në njësinë administrative Kukur, konkretisht në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ferra, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.Në terren janë angazhuar mbi 150 forca tokësore, përfshirë forcat zjarrfikëse të Gramshit dhe Elbasanit, si dhe punonjës të bashkisë e banorë të zonës që po ndihmojnë në përpjekjet për ndalimin e përhapjes së zjarrit. Po ashtu, është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale të Forcave të Armatosura, për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Gramshi2

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët, që të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë në rast rreziku.Gramshi mbetet në emergjencë dhe çdo orë është vendimtare për të shpëtuar jetë dhe për të ndalur një katastrofë të paimagjinueshme .Bilanci paraprak i kësaj katastrofe është një i vdekur ,disa të lënduar , dhjetra fshatra të shkrumbuar dhë qindra hektare pyje të djegur.

Next Post
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Propozimi i Ramës, Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In