• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret në vend/ “Mund të ketë evakuim”, Çako: Në Lakun e Thive rrezikohen banesat, po ndërhyhet nga ajri

by
10/08/2021 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zjarrëvëniet në vend. Duke i konsideruara të qëllimshme, Çako tha se këto kriminelë paguhen nga qarqe të caktuara për të djegur vendin, se kush është qëllimi i tyre, Çako shprehet se duhet ta nxjerrin hetimet .

Në një intervistë nga Tuneli i Kalimashit për Report Tv, Çako tha se situata më kritike në Kukës është në njësinë administrative Malzi, ku zjarri rrezikon disa banesa dhe nëse flakët përhapen mund të ketë edhe evakuim të banorëve. Ai tha se në këtë Lakun e  Thive por edhe në Karaburun të Vlorës, kanë ndërhyrë helikopterët dhe të gjitha strukturat nga toka për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të tyre.

“Helikopteri është në operacion në zonën e banuan në njësinë Malzi, është një zonë që ka një kohë të konsiderueshëm që po digjet dhe ka zona të banuara dhe aty janë përqendruar edhe forcat e ardhura nga Kosova. Nëse do të përkeqësohet situata, do të ketë edhe evakuim të banorëve. Ne kemi aktivizuar të gjitha strukturat, gjatë gjithë natës janë angazhuar strukturat vendore të Kukësit, Lezhës, mbrojtjes civile ku vijon operacioni. Nuk ka një rrezik të madh për momentin, por janë duke punuar për të parandaluar përhapjen e zjarreve duhet të jenë diku tek 3 apo 4 vatrave aktive që na bëjnë që të angazhohen shumë forca. Në Karaburun vijon operacioni me helikopterin holandez, është bërë një punë e madhe gjatë ditës së djeshme. Në fakt duket sikur përsëritet historia e Rozafës, sapo fikim një vatër, ndodh aktivizimi i një zjarri tjetër që të lë të kuptosh se këto janë të qëllimshme. Ëstë një terren aq i madh sa është e vështirtë të mbikëqyrësh të gjithë pyjet dhe hapësirën. Terreni njhet më mirë nga banorët dhe ata që kanë qëllime kriminale për t’i vënë zjarrin, të cilët paguhen nga  qarqe të caktuara” tha Çako.

I pyetur nga gazetari Arsen Rusta se kur do të vihen në punë të gjithë helikopterët që shteti ka në dispozicion për shuarjen e zjarreve, Çako tha se po punohet për ‘i pasur sa më shpejt, pasi janë në remont. Ndërsa një helikopter shqiptar është në punë  për shuarjen e zjarreve, Çako tha se shumë shpejt mund të jemi edhe helikopterin tjetër që pritet të vijë nga remonti.

“Kjo situatë ka sjellë në vëmendje dhe nevojën për t’i pasur të gjitha kapacitete në gatishmëri të plotë. Pjesa e proceduarave dhe të pamundësisë për të bërë remontin në Shqipëri sjell mungesën e tyre, por besoj se shumë shpejt do të jenë pjesë e reagimit kundër  zjarreve. Njëri është në shërbim, dhe tjetri është në proces për të ardhur”, tha Çako.

b.h

Next Post
Donnarumma “zyrtarizon” Messin te PSG: Jam i lumtur që do ta kem në ekip

Donnarumma “zyrtarizon” Messin te PSG: Jam i lumtur që do ta kem në ekip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In